Strategu i Real Madridit, portugezi Hoze Murinjo synon ta fitoj sërish Ligën e kampionëve.

Portugezi ka fituar dy herë këtë garë atraktive me dy klube tjera, ndërsa për të tretën herë synon ta fitoj me Real Madridin.

“Unë dua ta fitoj sërish Ligën e Kampionëve. Dua ta fitoj këtë ligë me klubin tim të tretë. Synoj ta fitoj ligën për të tretën herë në mënyrë që emri im të ketë një vend special në historinë e futbollit. Unë do ta bëj një gjë të tillë”, ka thënë portugezi.

SHPËRNDAJE