Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi bashkë me kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, të martën kanë pritur në një takim presidentin e Shoqatës Olimpike të Bayernit, Michael Schultz-Tholen.

http://www.botasot.info/img/memli-schultz.jpgKy është takimi i dytë i ministrit Krasniqi me Schultz, e në të cilin është biseduar për punët që janë bërë bashkërisht në ditët e kaluara dhe hapat e tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen për krijimin e mundësive që sportistë nga Kosova të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, por edhe në përgjithësi për procesin e ndërkombëtarizimit.

Ministri Krasniqi ka falënderuar Schultz-Tholen për mbështetjen e dhënë deri tash në zhvillimin e sporteve të reja në Kosovë dhe afirmimin e tij në botë.

Ai e njoftoi kryetarin e Shoqatës Olimpike të Bayernit me hapat që janë ndërmarrë në këto javët e fundit sa i përket sportit, sidomos atyre olimpike.

Krasniqi vlerësoi se ka zhvillime mjaft pozitive në zhvillimin e sporteve të reja dhe në anëtarësimin e tyre në federatat përkatëse ndërkombëtare, veçoi këtu Lundrimin dhe Pentatllonin Modern, për të cilën një kontribut të madh ka dhënë edhe vetë Shcultz-Tholen.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Krasniqi me këtë rast përmendi dhe u shpreh se është mjaft i lumtur që xhudistja e njohur kosovare, Majlinda Kelmendi, përfundimisht ka siguruar normën olimpike dhe më këtë me automatizim siguron një vend në LO “Londra 2012”.

Ndërkaq nga ana e tij, Michael Schultz-Tholen e përgëzoi ministrin Krasniqi për punën e madhe që ka bërë në zhvillimin e sporteve të reja dhe përkrahjen e vazhdueshme për të gjithë sportistët.

Ai njoftoi se është duke punuar që të krijojë rrethana sa më lehtësuese për sportistët kosovarë që të marrin pjesë në garat ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE