Trajneri i Real Madridit, portugezi Hoze Murinjo në prag të sfidës së quajtur Lion, është shprehur optimist se skuadra e tij do ta fitojë ndeshjen ndaj Lionit.

Real Madrid dhe Lion, do të përballen sonte në kuadër të rrethit të tretë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Ne çdo herë luajmë lojë ofansive. Unë besoj se ne do ta fitojmë këtë ndeshje, por edhe takimin e kthimit në ‘Bernabeu’”, ka thënë Murinjo.

“Synimi ynë është që ne të jemi më të fortë se vitin e kaluar, edhe pse ne jemi të vetëdijshëm se kjo rruge nuk do të jetë e lehtë. Gjeja më e rëndësisshme është ta fitojmë këtë ndeshje dhe ta kalojmë sa më shpejt fazën e grupeve”, ka thënë ai.

SHPËRNDAJE