Menaxheri italian i Mançester Sitit, Roberto Mançini ka thënë për mediat në ishull se klubi i tij është afër të arrijë nivelin e rivalit lokal, Mançester Junajtedit.

Mançini vlerësoi se ky është një moment i mrekullishëm për klubin e tij.

“Ky është një moment i shkëlqyeshëm për ne. Tashmë ne jemi në krye të tabelës. Megjithatë duhet të zhvillohen edhe 30 ndeshje deri në fund të sezonit. Unë mendoj se ne jemi afër rivalit lokal, Mançester Junajted. Diferenca ekziston në atë se ata kanë fituar trofe të shumtë viteve të fundit. Ata gjithnjë janë në majat e tabelës dhe luajnë çdo herë në Ligën e Kampionëve, ky është dallimi në raporte me ne”, ka thënë italiani.

SHPËRNDAJE