Trajneri i Real Madridit, Hoze Mourinho ka mohuar zërat se ai dhe ylli brazilian, Leite Kaka janë në telashe. Ai ka deklaruar se më shumë i pëlqen mbetja e tij në skuadër se po të kishte ndodhur e kundërta.

“Nuk është aspak e vërtetë se mbetja e Kaka’s më shkakton probleme. Është pikërisht e kundërta e kësaj, pasi kam më shumë alternativa në skuadër. Më duhet ta lavdëroj Kaka’n, pasi po stërvitet intensivisht, por konkurrenca në skuadër është e jashtëzakonshme”, ka thënë Mourinho, për të shtuar: “Mirëpo, nëse vazhdon me këtë ritëm, atëherë sigurisht se do ta ketë rastin për të luajtur. Do të vjen edhe koha e tij dhe periudha kur ai do ta ndihmoj Realin”.

SHPËRNDAJE