Pasi u sigurua nga Alex Ferguson se mund të luajë me Man. United, njeriu më i shpejtë i planetit, Usain Bolt jep vlerësimin e tij për Topin e Artë. Xhamajkani është i bindur se për çmimin më prestigjoz të vitit duhet vlerësuar C. Ronaldo e jo Lionel Messi pasi sipas tij, portugezi është lojtari më i mirë në botë. Bolt tha se C. Ronaldo është më i kompletuar në teknikë, shpejtësi dhe forcë e mbi të gjitha ka mbajtur një nivel të qëndrueshëm për shumë vjet duke shënuar dhe shkëlqyer në fushë.
SHPËRNDAJE