Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha: Liberalizmi i vizave per Kosovën dikur ceshtje vitesh, sot ceshtje muajsh…

 

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, është optimiste se qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm pa viza deri në fund të vitit 2018-të. Ministraja Hoxha ne nje interviste ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka folur edhe rreth procesit te dialogut te Brukselit mes Kosoves dhe Serbisë, per idene e kombit te territoreve mes Kosoves dhe Serbise dhe integrimet evropiane ..

“Liberalizimi i vizave ishte një proces të cilin e kanë kaluar të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor, në mesin e  të cilave Kosova kishte trajtim ndryshe. Ne kishim 95 kushte të cilat tashmë janë plotësuar. Demarkacioni ishte kushti i fundit në këtë listë të gjatë të kërkesave nga Brukseli. Po, jam shumë optimiste. Ne kemi argumente pse jemi optimistë, ngase kemi bërë punë të mire dhe presim që ky angazhim të shtohet edhe më tej. Kemi angazhim të plotë si dhe pajtueshmëri për procesin integrues, andaj, liberalizimi i vizave është hap i pritshëm nga qytetarët tanë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit është proces dhe nuk mund të lidhet me data apo afate. Liberalizimi i vizave do të ndodhë. Për këtë kemi marrë përkrahje nga të gjitha institucionet relevante, e thotë edhe Raporti i progresit se kemi përparime, por, nuk duhet të ndalemi edhe pas liberalizimit të vizave në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.” ka thëne fillimisht ministrja Dhurata Hoxha për “Presheva Jonë”

 

Ministrja Hoxha: Liberalizmi i vizave per Kosovën dikur ceshtje vitesh, sot ceshtje muajsh…Lëvizja e lire, pa viza deri në fund të vitit

Photo: Pierre Michel Virot  –  Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”

Ndersa rreth dialogut te Bukselit mes Kosoves dhe Brukselit ku shefi i OKB-se ne raporitn e fundit kishte shprehur shqetesim per ngecjen e ketij procesi minstrja kosovara Hoxha ne vazhdim pohon se  “Dialogu me Serbinë ka ecurinë e vet dhe pa dyshim se duhet te vazhdoj. Nuk mund ta komentoj se çka thotë shefi i OKB-së, por mund të them me siguri të plotë se shteti ynë nuk paraqet pengesa në dialog as destruksion për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore. Ne jemi gati të ballafaqohemi me sfidat e procesit. Jemi duke zbatuar Marrëveshj Stabilizim –Asociimit, po ashtu, kemi ndërmarrë shumë reforma, atë të Agjendës Evropiane, reformat ekonomike si dhe reformat tjera që përafrojnë vendin tonë me BE-në. Procesi integrues, po ashtu, është sfida të cilën me sukses do ta zgjedhim. Sa më shpejt të punojmë aq më afër integrimit do të jemi. Ne kemi integrime ne organizatat rajonale dhe ndërkombëtare, njohje ndërkombëtare të pavarësisë së shtetit tonë dhe përfaqësim të duhur diplomatik, mbështetje të fuqishme të partnerëve tanë si dhe përkrahje në procesin integrues nga Brukseli. Kosova ka një rrugë, është e panegociueshme, integrimin euro-atlantik.”

7. Tema e kembimit te territoreve mes Kosoves (Veriut) dhe Serbisë (Lugines së Presheves) tashme nuk eshte nje teme tabu as ne qarqet nderkombetare, madhje rreth kesaj teme flitet se fundit edhe ne Beograd dhe Prishtinë.  Kosova eshte e interesuar per këmbim te territoreve apo per reciprocitet ?

Kjo çështje nuk është temë diskutimi. Njohja e dyanshme ndërshtetërore është esenca e raporteve tona me Serbinë. Agjendat e brendshme politike të Serbisë, nuk mund të bëhen tema për ne. Ne kemi sovranitetin dhe integritetin e vendit të garantuar.

SHPËRNDAJE