murrrMe ftesë të Shoqatës Shqiptare të Mbrojtësve të Kroacisë në Luftën Atdhetare, ministri i Diasporës, Valon Murati, po qëndron në Kroaci, në kuadër të aktiviteteve të organizuara për përkujtimin e rolit dhe kontributit të bashkatdhetarëve tanë në luftën për ç?lirimin e Kroacisë.

Këto aktivitete po zhvillohen nën organizimin e kësaj shoqate, në bashkëpunim me komunën e Bogdanovcit dhe nën patronazhin e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç.

Në emër të Republikës së Kosovës, ministri Murati, bashkë me zv.ministrin e FSK-së, Muhamet Latifi,  dhe ambasadoren e Kosovës në Kroaci, Shkëndije Geci Sherifi, i nderuan të rënët shqiptarë e kroatë, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e luftëtarëve dhe viktimave të kësaj lufte.

Me këtë rast, ministri u takua edhe me familjarët e nëntë shqiptarëve të vrarë në këtë betejë – të familjeve Bardheci, Lleshi dhe Krasniqi. Gjithashtu, z.Murati vizitoi edhe varrezat qendrore të dëshmorëve dhe civilëve të vrarë të Vukovarit, varrezën masive Ovqara, si dhe u prit nga kryetari i Bashkisë së Vukovarit, Ivan Penava, me të cilin foli për fuqizimin e raporteve mes shqiptarëve dhe kroatëve, përkatësisht mes Republikës së Kosovë dhe asaj të Kroacisë.

Gjatë ditës së sotme, ministri Murati do të marrë pjesë në tryezën me temën “Kontributi i shqiptarëve në luftën atdhetare”.

SHPËRNDAJE