gennProkurori i Përgjithshëm në Kantonin e Gjenevës, Olivier Jornot

 

Gjenevë, 11 nentor  -Prokurori i Përgjithshëm në Kantonin e Gjenevës, Olivier Jornot, ka folur sot në një konferëncë shtypi para gazetarëve zviceran dhe të huaj. Në këtë konferëncë ai foli për dëbimin e kriminelëve të huaj, shkelësit e ligjit me veprat e tyre kriminale. Ai këto njerëz i ka ndarë në dy grupe: në kriminelë turist-kalimthi dhe në kriminelë vendor.

Prokurori zviceran duke folur për krimin e organizuar ka përmendur edhe Kosovën dhe shqiptarët.

I pyetur nga “Presheva jonë” rreth bashkëpunimit të autoriteteve zvicerane me autoritetet e Tiranës dhe Prishtinës, Jornot është përgjigjur se “bashkëpunimi në këtë fushë është më i miri me Shqipërinë dhe Kosovën, madje ky bashkëpunim është shumë i mirë me këto shtete ballkanike për dallim nga vendet tjera. Siç e dini Zvicra ka marrëveshje me këto dy vende për transferimi e  krimineleve nga vendi ynë, në  vendin e tyre te origjinës..”

Journot thotë se sikur komunitetet e tjera edhe ato shqiptare në Zvicër, janë të involvuar në krimin e organizuar, sidomos në trafikun e drogës apo plaçkitjes.

Ai thotë se me mjetet e fituara nga droga dhe krimi i organizuar blejnë hotele në Shqipëri.

“Të rrallë janë ata që merren me drogë për te blere gjëra ushimore apo veshmbathje. Një pjesë e këtyre përfitimeve shkon në vendilndje, per të blere hotele apo resturante ne vendin  e origjinës. Për ta ruajtur imazhin në vendit  të tyre, institucionet shqiptare, simdos këtu në Zvicër  duhet  të punojnë më shumë me Diasporën, me  komunitetin shqiptar  në luftë  kundër krimit të organizuar..”

Qasje më bujare për “Secondos”

“Ne do të përdorim dëbimin opsional për të rritur efikasitetin e politikës sonë penale,” tha Prokurori i Përgjithshëm Olivier Jornot. Ajo synon në mënyrë të veçantë e “të keqes së krimit të importuara” cituar këtu vjedhës nga  Gjeorgjia apo hajdutë rumune.

Prokuroria ka zgjedhur një qasje më bujare ndaj “Secondos”. Ai rekomandon aplikimin e ashpërsisë së Kodit Penal – që do të thotë të mos urdhërojë një dëbimin detyrueshëm ende – nëse autori i huaj i dënuar me 6 muaj deri në 5 vjet për ata që kanë  lindur në Zvicër apo me leje qëndrim  C, rezident në vend për 12 vjet dhe e më shumë.

SHPËRNDAJE