Futbollistët e Milanit shprehën njëzëri se eliminimi nga Champions League nga Tottenhami ishte i padrejtë, por theksuan se duhet të ringrihen menjëherë dhe të përqendrohen tek kampionati, ku ata renditen në vendin e parë, pesë pikë përpara Interit.

Ibrahimovic – “Në futboll nuk është gjithmonë më i miri ai që fiton. Gjëja e vetme që na mungoi ishte goli. Në dy ndeshje, Tottenhami realizoi një gjuajtje dhe një gol. Pavarësisht eliminimit, Milani është në formë. Më vjen keq nga eliminimi, por na mbetet ende kampionati”.

Flamini – “Shkuam deri në Londër për t’u kualifikuar, por nuk ia dolëm. Jemi të trishtuar sepse dhamë shumë, por porta e tyre ishte e mallkuar. Champions nuk ishte një objektiv kryesor, por vetëm një nga objektivat. Tani kemi dy objektiva të tjerë që mund të realizojmë”.

Pato – “Të eliminohesh kështu është e rëndë. Dominuam ndeshjen, por nuk mundëm të shënonim gol. Tani duhet të harrojmë këtë ndeshje dhe të mendojmë për kampionatin e Kupën e Italisë. Paraqitja ime? U përpoqa të bëja më të mirën, por ne fitojmë dhe humbin së bashku”.

Allegri – “Rezultati ishte i gënjeshtër. Luajtëm më mirë, por na mungoi goli. Nuk i lejuam Tottenhamit asnjë guajtje në portë. Gabimet tona të vetme ishin në pasën e fundit, por përsëri krijuam shumë raste dhe është një fatkeqësi që nuk shënuam”.

SHPËRNDAJE