Leo Messi zhvilloi sot 90 minuta në ndeshjen ndaj Club Brugge.

PSG nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Club Brugge 1-1.

‘Parisienët’ përkundër yjeve në sulm si Kylian Mbappe, Leo Messi e Neymar JR, nuk ia dolën të marrin rezultatin e dëshiruar.

Golin e vetëm për ta e realizoi Ander Herrera në min e 15’.

Kjo ishte ndeshja e parë si titullarë e Messit me ekipin e ri, dhe ai nuk arriti të lë gjurmë në këtë duel.

Sulmuesi luajti 90 minuta të plotë, pa arritur të kontribuoj me gol apo asist.

Argjentinasi si rrallë herë u ndëshkua me karton të verdh në min e 72’, megjithatë kjo ishte vetëm ndeshje e parë e plotë për të me gjigantin francez.

Francezët presin shumë nga 34-vjeçari këtë edicion që synojnë ti marrin të gjitha trofetë e mundshëm.

SHPËRNDAJE