Lionel Messi pasi fitoi çdo gjë me Barcelonën tani një gjë të tillë e kërkon me Argjentinën. Ndërkaq synim kryesor i tij mbetët edhe rekordi i golave të shënuar për kombëtaren, i cili mbahet nga Batistuta me 56 shënime.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, i cili është në mesin e futbollistëve që ka fituar tri herë Topin e Artë, tani kërkon një sukses të ri. Synim i tij është ta kaloi numrin e golave të shënuara për Argjentinën, të cilën e mbanë ish sulmuesi Fiorentines, Batistuta.“Tani dëshiroj që të thyej rekordin që mban Batistuta, i cili ka shënuar më shumë gola me Argjentinën. Goli im në ndeshjen kundër Gjermanisë ishte i rëndësishëm, pasi i dha qetësi skuadrës. Megjithatë unë nuk isha i vetëm në sulm, pasi kisha në krah Agueron dhe Higuanin”, ka deklauar Messi. Ai më pas ka shtuar se kur luan përkrah Higuanit dhe Aguerros gjithnjë punët shkojnë mirë për te dhe Argjentinën. Messi këtë dëshirë të tij e ka shfaqur pas fitores që Argjentina shënoi ndaj Gjermaninë, me rezultat 3:1.

SHPËRNDAJE