Ballina Sport Mesazh nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në lidhje me aktgjykimin e...

Mesazh nga presidenti i FFK-së, Agim Ademi, në lidhje me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës 

0

Me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të Kosovës, sot u konfirmua pafajësia ime në lidhje me pretendimet e pabazuara të Prokurorisë së Republikës së Kosovës. Me këtë aktgjykim, u konfirmuan shkeljet e shumta në të cilat ishin përfshirë Gjykata Themelore në Prishtinë dhe Gjykata e Apelit të Kosovës, të cilat padrejtësisht më shpallen fajtor në lidhje me veprën penale që pretendohej nga prokuroria.

Që nga fillimi i këtij procesi penal, kam qenë i bindur në pafajësinë time dhe besimin në drejtësi, të cilën e vërtetoi edhe Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës, me kthimin e çështjes në rivendosje. Besimi im në organet e drejtësisë së Republikës së Kosovës nuk ka munguar asnjëherë, ashtu që ky besim më është shtuar pas këtij vendimi të drejtë dhe të ligjshëm për të cilin u njoftova sot.

Dua të falënderoj për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të Federatës së Futbollit të Kosovës, organeve të saj, bashkëpunëtorëve të mi, avokatin e Federatës së Futbollit të Kosovës, si dhe avokatët e mi, të cilët bashkërisht kanë kontribuar për marrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm.  

Ju falënderoj të gjithëve për interesimin, mesazhet dhe urimet e shumta!

Ecim tutje me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të reja!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE