Në një bisedë ekskluzive për “Presheva Jonë” kryetari i komunës së Skenderajt, njëherët biri i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka folur për një qështje shumë të ndishme, e që në skenën politike në Kosovë ka krijuar ndasi të mëdha, është ajo e zgjidhjes përfundimtarë të problemit me Serbinë, e që po mendohet të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, duke u bashkangjitur me Republikën e Kosovës, ku disa mendojnë se është gabim, e disa mendojnë se është mirë, kjo edhe për shkak të prekjeve tjera që mund t’ia bëjë një lëvizje e tillë, territorit të Republikës së Kosovës në Veri.
Jashari ka thënë se në parim nuk është për me i dhënë territor Serbisë, por nëse ka argumente të mjaftueshme se një gjë e tillë duhet të ndodhë që të bashkohet Lugina e Preshevës, ata që e bëjnë një gjë të tillë asesi nuk janë tradhëtarë, por heronjë.
“Presheva Jonë”: z. Jashari, po e fillojmë me një pyetje që më shumë për Bekimin, familjarin e familjes legjendare Jashari, sesa si kryetarë i Komunës së Skenderajt. A mundesh me na thënë se si e shihni qështjen e Luginës së Preshevës në zgjidhjen përfundimtare të konfliktit të Republikës së Kosovës me Serbinë, ku do të mbesë në këtë mes Presheva sipas jush?
Bekim Hamzë Jashari: Atëherë, unë ju përshëndes juve si medium, por edhe të gjithë shqiptarët në Luginën e Preshevës. Në këtë qështje duhet të jemi tepër të kujdesshëm, sa i përketë dialogut Kosovë-Serbi, pa marrë parasyshë se cfarë ka ndodhur para 20 viteve, ne duhet të ulemi në tryezë, të kemi fqinjësi të mirë, por që në rastin konkret, edhe Kosova edhe Shqipëria duhet të jenë më të kujdesshëm si dy shtete duke mos lënë anash, nuk guxojnë ta harrojnë qështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, por edhe gjithë shqiptarët jashta Kosovës e Shqipërisë, pra ata në Maqedoni, Mal të Zi etj. Shqipëria e ka obligim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit e vetë, Kosova e ka obligim moral dhe vëllazërorë, kështu që duhet t’i koordinojnë këto gjëra bashkarisht Shqipëria dhe Kosova që t’i zgjidhin njëherë e përgjithmonë qështjet apo problematikat që i kanë shqiptarët në Luginën e Preshevës por edhe të Malit të Zi, ata të Maqedonisë së Veriut janë pak më mirë.
Unë jam shumë dakord që në këto bisedime të përfshihen edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës sepse nëse i lëmë tash anash, një Zot e din se kur do të vijë momenti të diskutohen hallet e tyre, kështu që mendoj se politikanë tanë duhet të jenë shumë vigjilent.
“Presheva Jonë”: Këto dy vitet e fundit pa u ndalur, por sidomos këto ditë përsëri, kolegu juaj nga Komuna e Gjilanit, z. Lutfi Haziri e ka aktualizuar temën e qështjes së bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, ku ai ka thënë se do të ishte okej, madje ai e shtyen një gjë të tillë, ku vendbanimet shqiptare në lindje të Kosovës do t’i bashkangjiteshin Republikës së Kosovës, ndërkohë në anën tjetër Leposaviqi dhe 17 fshatra i kalojnë Serbisë, e që dorën në zemër, neve nga Presheva na konvenon një gjë e tillë?
Bekim Hamzê Jashari: Dëgjoni, korrigjimi, kthimi apo bashkimi i vëllezërve apo i komunave shqiptare andej është krejt normale, neve kemi qenë si shqiptarë të gjithë në një vend, pse padrejtësishtë fuqitë e mëdha na kanë ndarë, kjo është qështje tjetër. Unë jam për bashkimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës me Kosovën, por pa pas nevoj me i dhënë Serbisë asgjë, ne nuk kemi nevoj me i dhënë asgjë asaj, nëse është e jona.
“Presheva Jonë”: Po z. Jashari nëse vijë në parlamentin e Republikës së Kosovës një marrëveshje ku e përfshinë Luginën e Preshevës me Republikën e Kosovës si dhe Leposaviqin me 17 fshatra me Serbinë, deputetët të cilët do ta votonin një marrëveshje të tillë a guxon dikush t’i quaj tradhëtarë?

Bekim Hamzë Jashari: Bashkimin e Luginës së Preshevës, pra tri komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, pra në tërësi pa e lënë asnjë fshat jashtë këtyre kufinjëve, unë nuk mendoj që askush nuk guxojë t’i quaj ata deputet tradhëtarë, përkundrazi duhet t’i quajm patriota, pasi që po i rikthejmë tokat të coptuara padrejtësishtë. Në anën tjetër, unë mendoj që sot kemi mjaftueshëm njërët të arsimuar, historian, gjeodetë, hulumtues e shkenctarë tjerë që e faktojnë arsyeshmërinë, nëse domosdoshmërishtë duhet të japim atë pjesë ku është tërësishtë e banuar, e populluar vetëm me serb, pra po aludoj në Leposaviqin, por ata duhet të dalin e ta argumentojnë mirë këtë qështje, vendimet duhet të merren të përbashkëta, jo grupore, por që të arsyetohen mirë e mirë, sepse është shumë e ndishme, fuqitë e mëdha e kanë me obligim me i shly gabimet që i kanë bërë në të kaluarën.

SHPËRNDAJE