Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ja mbledh betë regjimit të qeverisë së Kosovës, duke reaguar pas përplasjeve të sotme Pozitë-Opozitë brenda Kuvendit, si dhe për përplasjen mes policëve dhe protestuesve nëpër rrugët e Prishtinës.
“Këto pamje nuk i bëjnë nder askujt. Kosova ka vuajtur shumë historikisht, dhe sot është momenti që ajo të bëjë kthesë të madhe. Kosovës i duhet një qeveri demokratike, dhe jo një autokratike e policore. Nuk ka ditë të mira për një shtet që i rrah qytetarët e vet pse ata protestojnë”, ka deklaruar zonja Merkel për Deutsche Welle.
Më tej, Merkel ka folur edhe për Marrëveshjet e fundit mes Kosovës e Serbisë, me ç’rast ka thënë se Serbia po tregohet e papërgjegjshme pas çdo raundi negociatash. Prandaj, sipas saj, marrëveshjet duhet të rishqyrtohen dhe nuk mund të ketë asnjë marrëveshje jashtë vullnetit të popullit.
“Qeverisë i takon gjetja e zgjidhjes, por duke mos e diskriminuar e përjashtuar Opozitën. Kosova le të marrë mësim nga shteti ynë se si trajtohet Opozita pavarësisht dallimeve”, ka përfunduar kancelarja Merkel./Prishtinaonline/