muuuu111Distancimi i deputetit Shaip Muja nga PDK, është dukur mjaft i çuditshëm , raporton TRAFIKINFO.NET

Një kohë, mendohej se ky distancim erdhi si pasojë e injorimit që Thaçi u bëri bashkëpunëtorëve të vjetër, me të cilët kishte bashkëpunim që nga koha e luftës.

Por, burime nga TRAFIKINFO.NET , kanë mësuar se prishja e raporteve mes Shaip Mujës dhe Hashim Thaçit, e ka zanafillën diku tjetër.

Mësohet se djali i vëllaut të Hashim Thaçit, Ganiut, kishte dhunuar vajzën e vëllaut të Shaip Mujës, Shabanit.

Ky akt, kishte çuar në një zënkë mes dy familjeve, e cila ka përfunduar edhe me përplasje fizike.

Që nga atëherë, marrëdheniet mes familjeve Muja dhe Thaçi kanë qenë të tensionuara, dhe rrjedhimisht, edhe miqësia dhe bashkëpunimi mes Hashim Thaçit dhe Shaip Mujës mori fund.

Ndryshe, Shaip Muja është ndër deputetët i cili është deklaruar publikisht se nuk do të marrë pjesë në seancën kur do të votohet Thaçi për president./TRAFIKINFO.NET/

SHPËRNDAJE