Mërgim Berisha ka debutuar për Red Bull Salzburgun

 

Futbollisti kosovar, Mërgim Berisha, ka debutuar me fanellën e ekipit të parë të kampionit në fuqi të Austrisë, Red Bull Salzburg, transmeton Gazeta Express.

 

Berisha u inkuadrua në fushë në minutën e 77-të, në fitoren që Salburgu e arriti të dielën kundër Altachit me rezultatin 5:0.

 

Kjo ndeshje i ka takuar javës së 27-të të Bundesligës së Austrisë.

Te Salburgu titullar dhe në fushë deri në minutën e 77-të ishte mesfushori i Kosovës, Valon Berisha.

SHPËRNDAJE