medvvvNGA: AJET DULI

Shpallja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Medvegjës e që u mbajtën pikërisht më 13 shtator para një viti gati se asgjë nuk sollën të re në përmisim të kushteve të shqiptarëve të kësaj komune. Vdekja e kryetarit të komunës së Medvegjës z.Sllobodan Drashkoviq (tashmë i ndjerë) dhe ushtrimi i mandatit nga një shqiptar në cilësinë e ushtruesit të detyrës të kryetarit të komunës sikur ngjalli ndjenjën që përveç në Bujanoc dhe Preshevë edhe në Medvegjë ka mundësi teorike dhe praktike të zgjedhet kryetar shqiptar.

Kujtojmë që kryetari i Medvegjës z.Sllobodan Drashkoviq ishte zgjedhur kryetar i komunës që nga zgjedhjet e vitit 2002, ndërsa ishte mandati i tij i pestë, ku nga zgjedhjet e fundit të vitit 2012, pas 14 viteve vdiq në fund të muajit nëntor 2014 e ku është zëvendësuar nga z. Florim Sahiti. Kjo ndikoi dhe krijoi efekte të shumta pozitive që shqiptarët me një organizim më të mirë të dalin me një listë të përbashkët që jo vetëm të kenë përfaqësues të dinjiteteshëm por edhe të jetë me shumicë të këshilltarëve komunal shqiptarë dhe që kryetari i kësaj komune të jetë shqiptar.

Kjo mobilizoi të gjithë aktivistët, veprimtarët, rininë studentore intelektual përfaqësues të këshillave, grupeve, shoqatave që veprojnë në Kosovë, diasporë që janë nga Medvegja. U mbajtën shumë takime e u bënë aktivitete që të mobilizohen që të dalin me një listë për datën 13 shtator.Në mos unitetin që me një listë të dilet sepse është interes strategjik kombëtar u përkrah sikur nga të gjithë si kurrë më parë por këtu patën “gisht” subjektet politike që garuan dhe nuk arritën të gjejnë një kompromis që të dalin me një listë me kushtin që të jen me shumicë të këshilltarëve komunal shqiptarë dhe që kryetari i komunës së Medvegjës të jetë shqiptar.

Kjo ishte mundësi dhe shansi që u humbë. Unifikimi politik dështoi dhe zgjedhjet u mbajtën me 13 shtator 2015. Garuan dy forca politike: PVD-ja e UDSH-ja në njërën anë dhe PD me Listën Qytetare në anën tjetër. PVD-ja me UDSH-ën i fituan 3 këshilltarë komunal, ndërsa PD me Listën Qytetare i fituan 5 këshilltarë komunal. Destruksionet e Qeverisë së Serbisë në ditën e zgjedhjeve në vendkalimin kufitar Mutivodë na dëmtoj shumë dhe me siguri do të fitonim edhe së paku dyfishin e këtyre këshilltarëve komunal shqiptarë dhe kryetari do të ishte shqiptar në Medvegjë.

Me gjithë angazhimin e forcave policore dhe politike të qarqeve shoviniste serbe për të parën herë shqiptarët e Medvegjes i fituan 8 mandate në Kuvendin Komunal. Ishte një fitore evidente e shqiptarëve në Medvegjë në sasi, por një humbje e madhe në cilësi. Ndodhi ajo që e kishim paraparë se pushtetarët serb do të dinë të veprojnë siç kanë vepruar përherë. Aplikuan edhe kësaj here strategjinë: “përçaj e sundo!”.

Me rastin e konstituimit të qeverisë komunale në Medvegjë në koalicion hyn PVD-ja me UDSH-ën me 3 këshilltarë. Ndërsa u injoruan PD-ja me L.Q. me 5 këshilltarë. Sindromi i Shqiptarëve thembër e Akilit për organizim të mirëfillt. Mosgatishmëria e unitetit të faktorit Politik Shqiptar në fushatën parazgjedhore vazhdoi edhe pas fushatës në Kuvendin Komunal në Medvegjë. Kanë kaluar plot 365 ditë (sot një vit) pas zgjedhjeve në Medvegjë e këshilltarët tanë atje nuk janë në gjendje të marrin një iniciativë të vetmen e të jenë këmbëngulës në arritjen e të vetmit qëllim, investim, përfaqësim dhe ndalim gjegjësisht paraqitje të diskriminimit.

Qarqet e caktuara të Qeverisë Serbe kanë marrë një fushatë absurde dhe diskriminuese ndaj fshirjes së Shqiptarëve të Medvegjës nga listat e evidencës e këshilltarët ,,tanë” nuk flasin dhe nuk marrin vendim unik. Një vji kaloi! Këto pyetje janë, besojmë, jo vetëm të votuesve që votuan më 13 shtator për këshilltarë komunal shqiptarë por edhe nga të gjithë të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit shqiptarë nga Medevgja.

Dhe në fund kam këto pyetje:

– Sa çështje i kanë ngritur këshilltarët komunal të pozitës dhe opozitës?,

– Sa herë kanë shtruar, debatuar e ngritur çështjet e shumta, si: mos investim, mos përfaqësim dhe mos respektimin e gjuhës, simboleve dhe ndaljen e diskriminimit nga kjo komunë?

– Sa pika të rendit të ditës është debatuar për çështje që preokupohen shqiptarët e kësaj komune? – Sa shkresa, ankesa dhe akte tjera ju është drejtuar grupeve parlamentare e Këshilltarëve Komunal?

Dhe sa e sa pyetje tjera, janë për t’u bërë?

SHPËRNDAJE