Preshevë, 22 maj -Ne fund te javes se kaluar ne Kuvendi i Kosovës u prezentua një fotografi nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ku aludonte se një grua shqiptare po përdhunohet nga ushtria serbe edhe pse ne uniformat e tyre nuk eshte pare kurrefare shenja, simbole ty tyre. Mirëpo, më vonë u zbulua se kjo fotografi është publikuar nëpër sajte pornografike, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Mediat kosovar kane shkruar se “Flora Brovina pre e rrenave apo bashekpuntore e shërbimeve sekret serb. Fotografite e publikuar iu kishin dërguar asaj nga Beogradi në e-mail”

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se do të shqyrtojë pretendimet e deputetit Flair Brovina e cila prezentoi një foto falco duke treguar per  “përdhunimet serbe mbi shqiptaret”.

Sipas B92 “Brovina, e cila është nje perosnlaitet” numer nje  PDK-ja në pushtet e prire nga Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, pretendon se fotografia është dëshmi. Ajo e tregoi këtë figurë deputetëve në parlamentin e Kosovës gjatë secns se fundit ,ne kuader te debatit rreth nje rezolut mbi genocidin që Serbia kishte kryer në Kosovë.”

Megjithatë, një pjesë e mediave të Prishtinës pohojnë dhe ata gjithashtu deklarojnë se kanë prova të forta se është një foto e rrejshme, domethënë se është e shtrembëruar nga materiali video i ngulitur në një faqe pornografike të Irakut.

Gazetat serbe kane shkruar se “Brovina, në afat të gjatë, i përmbahet pretendimit të saj, duke shtuar se e “njeh edhe identitetin e një gruaje të përdhunuar.”

Në një shkrim të gazetës serbe “novosti”, ku komentohet tollovia të cilën e ka shkaktuar në opinion deputetja nga rradhët e PDK-së, Flora Brovina kane bere hajgare, se “Ushtarët serbe paskan dhunuar edhe në Irak?!”

Kryetari i Prishtinës dhe kreu i Partisë Social Demokratike, Shpend Ahmeti, besojnë se akti i Brovinës është i dëmshëm për të gjitha viktimat e Kosovës. “Kush qëndron prapa këtij akti të turpshëm? Kush do t’i tregojë viktimave dhe familjeve të viktimave se kanë treguar fotografi të rreme, kur ka shumë dëshmi, kjo është e pafalshme”, tha Ahmeti në deklaratën e tij zyrtare në Facebook.

Ndryshe agjencia e lajemeve “Presheva jonë” ka shkruar: Bravo Serbi! Mission accomplie me sukses! Një budall e qet një guri, treqind tjerë sun e nxjerrin!

SHPËRNDAJE