Më pak detyra shtëpie, më pak teste- Finlanda si model për ta përmirësuar Kosovën në PISA
“Ne besojmë se fëmijët nuk duhet të ketë më shumë se gjysmë ore detyra të shtëpisë”.

Besimi tek mësuesit, programet mësimore fleksibile dhe zëvendësimi i konkurrencës me bashkëpunimin janë disa nga përbërësit e recetës sekrete të arsimit të suksesshëm të Finlandës, thuhet sipas dy ekspertëve pedagogjik.

Ndërsa bota ka ndryshuar shumë, sistemi arsimor në shumë vende të botës nuk i është përshtatur një ritmi të ngjashëm, thotë Elina Harju. Ndërsa kolegia e saj, Johanna Järvinen-Taubert, vuri në dukje se sistemi finlandez, edhe pse nuk është i përkryer, siç duket ka bërë diçka për ta mbajtur hapin me këto ndryshime.

Järvinen-Taubert dhe Harju që karrierën e tyre e filluan si mësuese, tani punojnë për një kompani private finlandeze e cila promovon praktikat më të mira të pedagogjisë me edukatorët në mbarë botën.

Ato janë intervistuar nga The Times of Malta, pas takimit me rreth 100 mësues dhe udhëheqës të lartë nga shkollat fetare dhe shkollat ​​private me ftesë të udhëheqësve maltez të institucioneve lokale të arsimit. Malta, por edhe shumë shtete tjera evropiane po mundohen që modelin finlandez të shkollimit fillor ta aplikojnë në vendet e tyre.

Ndërsa Finlanda ka një kurrikulum kombëtar, metodat e mësimdhënies janë lënë në duar të mësuesve. Kur programet mësimore ishin shumë të detajuara, mësimdhënësit nuk kishin asnjë hapësirë dhe nuk ishin aspak të pavarur në punën e tyre.

Në Finlandë, mësuesit dhe drejtorët respektohen shumë. Vendimet merren nga edukatorët dhe ekspertët e fushës së arsimit e jo nga politikanët, thanë Järvinen-Taubert dhe Harju.

“Edhe ne kemi detyrat e shtëpisë për nxënësit, por shumë më pak se në shumicën e vendeve tjera. Ne besojmë se fëmijët nuk duhet të ketë më shumë se gjysmë ore detyra të shtëpisë. “Edhe ne kemi provime, por jo provime të standardizuara kombëtare. Vlerësimet, të cilat janë gjithashtu në dorë të mësuesve, kryhen gjatë gjithë vitit.

“Krijimi i një ndjenjë të bashkëpunimit, në vend të asaj të konkurrencës është tejet e rëndësishme, pasi që punëdhënësit kërkojnë punëtorë bashkëpunues, në vend të atyre që janë vetëm garues”.

E pyetur për shkollimin e detyruar, Järvinen-Taubert vuri në dukje se fëmijët e klasës së parë janë shtatë-vjeçar, dhe këta së bashku me tetë dhe nëntë-vjeçarët, kanë katër orë mësimi në ditë. Sa më të moshuar fëmijët edhe orët e mësimit zgjaten. Pas përfundimit të orëve të mësimit, fëmijët mund të marrin pjesë në klubet e ndryshme shkollës derisa prindërit e tyre të kthehet nga puna.

Megjithatë, studentët mësohen të jenë të pavarur që nga vitet e para, në mënyrë që ata të moshës 10 vjeç e më lart të shkojnë në shtëpi vetëm pas shkollës.Në Finlandë edhe shkollimi parashkollor është i detyrueshëm për gjashtë vjeçarët, megjithatë, të mësuarit bëhet kryesisht nëpërmjet lojës. Në vend të përqendrimit në lexim, shkrim apo matematikë, mësuesit përqendrohen në zhvillimin e aftësimeve me të cilat nxënësit do të kenë rezultate më të mira në shkollë në vitet në vijim. Këto përfshijnë punën në grup, komunikimin dhe aftësitë sociale.

Gjatë gjithë intervistës, Järvinen-Taubert dhe Harju iu referuan hulumtimeve, të cilat e mbështetin çdo aspekt të sistemit arsimor finlandez.

Shkenca ka treguar, sipas znj Järvinen-Taubert, se truri ka nevojë për t’u zhvilluar mjaftueshëm në mënyrë që të jetë në gjendje për të absorbuar përmbajtje akademike.

Kur bëhet fjalë për të mësuarit e gjuhëve, fokusi është në dialog dhe jo lexim të detyruar. Pasi që fëmijët të tregojnë interes në një gjuhë, atëherë ata mund të inkurajohen për të filluar eksplorimin e saj nëpërmjet librave.

“Në sistemin tonë nuk është tepër vonë për të kuptuar leximin në moshën gjashtë dhe shtatë vjeçare. Fëmijët tanë janë lexuesit më të mirë në botë, në bazë të testeve ndërkombëtare. Pra, edhe pse ata në kanë filluar shumë vonë në shkollë, ata zhvillojnë aftësitë shumë të mira.”

Por, si ka ardhur sistemi finlandez deri këtu?

Në vitin 1972, Finlanda futi një sistem gjithëpërfshirës të arsimit nëntë-vjeçar, i cili është përditësuar gradualisht gjatë viteve.

Në vitet 1990, Finland kaloi nëpër kriza të shumta ekonomike dhe vendi largoi çdo gjë që nuk ishte një domosdoshmëri absolute.

Një nga gjërat e para që hoqi ishte inspektimi shkollor. Disa kishin frikë se mungesa e monitorimit do të ndikojë negativisht në cilësinë e arsimit, tha Järvinen-Taubert. Por përkundrazi, kur për herë të parë dolën rezultatet e Pisa (Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve) rezultatet ishin më të mirat e shekullit. Finlanda ishte në krye të listës. Kjo befasoi shumë njerëz.

“Finlandezët ishin mjaft të bindur se kjo mund të ishte një gabim,”. Që nga atëherë, plan-programi ka vazhduar të përshtatej nga viti në vit.

SHPËRNDAJE