Prishtinë, 22 tetor -«Sikur minoriteti serbë në Kosovë, që ka të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet edhe Serbisë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme në Kosovë. Pjesëmarrja e tyre nuk është ilegale nëse ata posedojnë pasaporta kosovare apo dy nënshtetësi…. » ka deklaruar diplomati austriak Wolfgang Petritsch për agjencinë e lajmeve «Presheva jonë »

 

Sot edshe Presheva voton në Kosovë per te zgjedhur njerërëzit qe do tja permisojnë imazhin dhe ecë përpara vendit por edhe Lugines 

Te rinjte nga Presheva përmes agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”  kane bere nje verejtje me nje mesazh, qe “ministrat e Kosoves t mos ta vizitojne Luginen vetëm ne prag të zgjedhjeve dhe se t’mos japin premtime te kota, se ne nuk shitemi me para, ne e dime vete se kujt do tja japim voten.”

Nga biseda e shume preshevareve ne Prishtinë, Fushe Kosovë, Gjilan e mjedise tjera te Kosovës kane pohuar se votne sigurisht nuik do t ja japin aytre qe na mashtruan keto vite e fundit me tekstet shkollore, me njohjen e diplomave apa me premtime ne prag te zgjdhjeve per te ndihmuar Lugimne me kaq e ekaq euro qae kurre shipatret e Lugines nuk i panë ?!

 

Mb i 20 mije shqiptare nga Lugina e Presheves me pasaporta te Kosovës

Zyrtare te KQZ sot pa hyre ne shifra te sakta, kane pohuar agjencise se lajmeve “Presheva jonë” se në zgjedhjet e sotme ne Kosovë po votojne edhe mije shqiptare nga Lugina e Preshevës. Ndryshe sipas burime te agjencisë së lajmeve „Presheva Jonë“ mesohet se mbi 20 mijë qytetare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjë sot posedojnë pasaporta kosovare, por  edhe serbe. Ne mesin e këtyre “kosovarëve” ne territorin e Kosove jetojne mbi 3000 shqiptare nga Lugina e Presheves pa “letra”, fare pa identitet. Bazuar nga te gjitha keto shifra del se me te drejte vote sot ne Kosovë janë mbi 15 mije shqiptare nga Lugina e Preshevës .

 

Qyetaret nga Lugina ne zgjedhjet ne Kosovë: Beogradi dhe Prishtina po luan ping pong me ne, në cdo kater vjet ?!

Gazetaret e “Presheva jonë” sot ne terrren ne disa pika vendvotimi si ne Gjilan, Prishtine, Fushë Kosovë ka kontaktuar qytetaret nga Lugina e Presheves me dy pasaporta n’xhep (te Kosoves dhe te Serbisë) te cilet kane dalur te votojne. Shabani, Kariu, Bina, Mehmeti, Shpresa, Arbeni, Kosovarja, Mlasorja jane disa te rinje  nga Lugina e Preshevës tze cilet i hgjetme para kutive te votimit. Ata thone se kemi dalur te votojme per nje qeveri e cila do te perkujdeset me shume për te drjeta tona kombëtare ne Luginen e Preshevës.

Kurse disa tjere ne Fushë Kosovë sikur Medina, Muhamedi, Shemsiu, Samiu, Ekremi, Nezaqeti, thone se kemi dalur te votojme per ta shporrur partite te cilat injoruan Luginen e Preshevës dhe nga dhane premtime te kota viteteve të fundit me diplomat dhe tekstet shkollore. Kurse nje tjeter grup i vogel i te rinjve, kryeissht studente ne Prishtine te cilet i takuam ulur para shkalleve te teatrit ne sheshin “Skenderbe”  kane pohuar se “ne nuk e kemi ndermend te votojme për askend, sepse per ne hë votove he s’votove krejt një. Beogradi dhe Prishtina po luajne ping-pong me ne shqiptaret e Lugines se Preshevës te cilet na permendim dhe me te sjellshem behen me neve ne cdo kater vjet sa here qe ka zgjedhje ne Serbi dhe Kosovë.”

SHPËRNDAJE