Janë 1 milion e 890 mijë e 952 persona me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë zgjedhin përfaqësuesit e tyre lokal.. Mbi 2500 vendvotime në 899 qendra votim, në gjithë territorin e Kosovës hapen zyrtarisht në këto momente.
Materialet sensitive tanimë janë shpërndarë nëpër qendrat e votimit, përkatësisht nëpër vendvotime.
Këto materiale kanë qenë nëpër qendra komunale të KQZ-së.
899 qendra të votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa do të votohet në 2505 vendvotime.
Kosova sot zgjedh përfaqësuesit e institucioneve komunale
Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote, sot duke filluar nga 07:00 do të mund të votojnë për të zgjedhur udhëheqësit komunalë, kryetarët dhe asambletë komunale, në 38 komuna të Kosovës.
899 qendra të votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në ora 19:00, ndërsa do të votohet në 2505 vendvotime.
Në këto zgjedhje garojnë 204 kandidatë për kryetar komunave dhe 6887 kandidatë për asambletë komunale.
Në këto zgjedhje janë certifikuar 91 subjekte politike, prej tyre 1 koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur për kryetar komune apo për kuvende komunale.
Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 1.890.952 votues.
KQZ ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitje për mirëmbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ndërsa për të mbikëqyrur procesin zgjedhor ka akredituar mbi 33 mijë vëzhgues