Mërgim Mavraj është kandidat për t’u zgjedhur mbrojtësi më i mirë i vitit në Bundesliga

 

Bundesliga.de ka hapur një sondazh për mbrojtësin më të mirë në Bundesligë për vitin që e lamë pas. Në mesin e kandidatëve është edhe mbrojtësi i ri i Hamburgut, Mërgim Mavraj, shkruan Gazeta Express.

 

Anëtari i Kombëtares shqiptare ka pasur një vit fantastik me skuadrën e Kolnit, nga e cila u largua para pak ditëve, për t’u transferuar te Hamburgu.

 

Përveç mbrojtësit kosovar të nominuar janë edhe: Sokratis (Bor. Dortmund), Mats Hummels (FC Bayern). Jesus Vallejo (Eintr. Frankfurt), Jerome Boateng (FC Bayern) dhe Willi Orban (RB Leipzig).

 

Votimi është i hapur, derisa garës po i prinë Hummels me 22 për qind të votave, i ndjekur nga Sokratis 21 për qind, Boateng 16 për qind dhe Mavraj 15 për qind

 

SHPËRNDAJE