botassdNGA PETRIT RUDI

“Është mashtrim i radhës nga Kadri Veseli për UÇK -në. Me atë, ndoshta tregon, faktin se kur ai i ka filluar hapat e parë”, thekson Kelemendi.

 

Ish kreu i SHIK-ut, tash kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë ditës së djeshme, me rastin e fillimit të vitit akademik në Universitetin e Prishtinës ka vizituar Qendrën e Studentëve dhe Fakultetin Juridik.

Veseli gjatë fjalimit të tij në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, tha se nga ky amfiteatër në vitin 1990 janë nisur edhe celulat e para të UÇK-së.

Por kjo deklaratë e tij ka nxitur reagimin e një prej anëtarëve më të hershëm të Lëvizjes Popullore të Kosovës, Muhamet Kelmendit.

Sipas Kelmendit, njësitet para luftës së armatosur të UÇK-së janë krijuar në vitin1987, atëherë kur LPRK i shndërroi këshillat popullore në njësi luftarake, prej nga u formua UÇK -ja.

“Njësitet e para te UÇK -se nuk janë krijuar, sipas Kadri Veselit, ne vitin 1990 dhe ne amfiteatrin e Fakultetit Juridik ne Prishtine. Përkundrazi? Njësitet e para te luftës se armatosur te UÇK -se janë krijuar ne vitin1987, atëherë kur LPRK i shndërroi këshillat popullore ne njësi luftarake, prej nga u formua UÇK -ja” ka thënë Kelemndi, shkruan “Bota Sot”.

Më tej sipas tij, ky është mashtrim i radhës nga Kadri Veseli për UÇK –në, ku sipas Kelmendit me këtë Veseli ndoshta tregon, faktin se kur ai i ka filluar hapat e parë.

“Nuk mohohet fare pretendimi se edhe ne vitin 1990 janë krijuar celula te UÇK -se ne Universitet. Po ne këtë vit janë krijuar edhe njësi luftarake te UÇK -se ne Drenice, ne Dukagjin, ne Llap dhe ne viset tjera. Është mashtrim i radhës nga Kadri Veseli për UÇK -në. Me atë, ndoshta tregon, faktin se kur ai i ka filluar hapat e pare! Por lufta çlirimtare ka filluar shume me herët. Ndërsa ne mënyrë te organizuar nga Mbledhja e Pare e Përgjithshme e LPRK-se ne vitin 1987. Ne këtë MP te LPK-se u vendos te organizohet lufta çlirimtare. Kjo dihet botërisht”, thekson Kelmendi.

Po ashtu ndaj Kadri Veselit, gjatë ditës së djeshme kishte reaguar edhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se nëse Veseli ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, atëherë ai duhet të tregoj kush ishin themeluesit.

“Kryetari i Kuvendit nëse ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, do të duhej t’i tregon opinionit themeluesit e saj. Kjo do të ishte me interes për opinionin publik e shkencor”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas Krasniqit, është në nderin e secilit qytetar te Kosovës që mos ta mohoj dhe as të dezinformoi për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës.

“Lindja e këtij organizmi politik e ushtarak u bë krejt në mënyrë të natyrshme, pa bujë, pa konferenca shtypi, pa storie filmike e incizime në celoluidë. Ndodhte kështu, se themeluesit e UÇK-së, qëllim paqësor e të vetëm kishin çlirimin e bashkimin e kombit e jo rrahagjoksin për përfitime familjare e klanore si ndodhi pas luftës çlirimtare. Është në nderin e secilit qytetar te Kosovës që mos ta mohoj dhe as të dezinformoi për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës! Historinë e re te Kosovës asnjë individ me “peshë” a po peshë politike, nuk mund ta rishkruaj sipas interesave personale të askujt”, ka thënë ish ish zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish anatëraë i PDK-së, tash anëtarë i Nisma për Ksoovën, Jakup Krasniqi.

SHPËRNDAJE