E ardhmja e Paulo Dybala-s është Juventusit.
Për këtë është i sigurt dhe drejtori sportiv i bardhezinjve, Beppe Marotta, i cili ka folur gjatë ndeshjes ndaj Bolognës për zërat që e shohin pranë Realit.
“Presidenti Perez nuk më ka telefonuar. Kemi kontratë me Dybala-n dhe jemi duke biseduar me agjentët për t’ia ngritur pagën. Ai do të mbetet i joni. Juventus është një nga klubet më të mëdha në botë dhe këtu vijnë lojtarë të mëdhenj e nuk largohen”, është shprehur Beppe Marotta