dikicccNjë grup 15-anëtarësh, ndër të cilët edhe ish-komandanti i Xhandarmerisë serbe Bratisllav Dikic, është arrestuar mbrëmë, natën para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në rrethinën e Podgoricës, njoftuan mediat serbe.

 

Arrestohet banda kriminale ne krye me ish-shefin e xhandarmërisë serbe dhe 15 persona tjerë – planifikonin sulm terrorist

Burime jozyrtare të mediave serbe kanë thënë se grupi ka qenë i armatosur, ndërsa gjatë natës së kaluar është zbuluar vendndodhja e tij në afërsi të kryeqytetit dhe i njëjti është arrestuar.

Më herët televizioni Pink M publikoi se grupi i udhëhequr nga Dikiq ka hyrë në Mal të Zi me sasi të mëdha armatimi dhe municioni, me qëllim që të shkaktojë konflikte të armatosura, madje edhe likuidime.

Para dy vitesh, 5 vite pas varsjes se deputetit nga Presheva ing. Isuf Aziti  u fol në mediat serbe për implikimin e xhandermerisë serbe në krimin e organzuar, gjë për të cilën u hesht si duket për shkak mospërfundimit të hetimeve. Kjo çështje është hapur dhe aktualizuar nga mediat e qeverise serbe, e cila dyshon dhe kërkon përgjegjësi nga xhandermëria, sidomos nga shefi i saj  Bratislav Dikic, që i prin grupit kriminal deh abndes se tij prej  17 xhandarësh të tjerë të involvuar në krimin e organizuar në Serbi, Luginë të Preshevës dhe Kosovës, shkruajnë mediat serbe(“Dikić na čelu kriminalne grupe”)  transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Qarqe policore jozyrtarisht kanë njoftuar se grupi në fjalë ka hyrë në Mal të Zi “në bazë të marrëveshjes me një grupacion politik”, me qëllim që të shkaktojnë konflikt të armatosur në ditën e zgjedhjeve parlamentare.

Në Mal të Zi sot mbahen zgjedhjet e rregullta parlamentare. Drejtoria e policisë malazeze para tri ditëve paralajmëroi mundësinë që gjatë natës zgjedhore në vend të shkaktohet dhunë.

SHPËRNDAJE