???????????????????????????????Sokol Haliti: Te ndjekim rrugen dhe shembullin  e  Shoqates humanitare ne Gjenevë “Vitia” për te ndihmuar vendlidnjen, shtetin tonë!  

Gjenevë, 16 tetor  -Shoqata e mërgimtarëve ne Zvicër  “Vitia” me seli në Gjenevë nën drejtimin e Xhavit Islamit është duke bërë një punë të mirë humanitare viteve të fundit për te ndihmuar  skamnorët, te pastrehët, jetimët, invalidët e luftës etj. Për këtë qëllim edhe dje në Gjenevë u tubuan mbi 400 mërgimtarë në Gala mbrëmje humanitare me komunitetin shqiptare ne Zvicër. Në këtë Gala mbrëmje humanitare  prezentuan dhe vlerësuan larte misionin e kësaj shoqate  në Gjenevë kryetari i Vitisë Sokol Haliti, pozita dhe opozita kosovare si dhe autoritetet helvetike,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

 

Nëno moj mos ke frikë se ke vëllezërit në Gjenevë !  Shoqata “Vitia” për 120 minuta tuboi mbi 40 mije CHF për familjet të pastreha… 

Fillimisht  kryetari i Vitisë z.Sokol Haliti mbrëmë në Gjenevë gjate ketij aktiviteti humanitar të komunitetit shqiptar ne Gjeneve dhe Zvicer ai ka falenderuar në rend të parë stafin e  shoqats «Vitia » për këtë aksion si dhe autoritetet e shtetit te Gjenevës ato komunale dhe kantonale, si Yves Magnin, Rémy Burri, Thierry Apothéloz si dhe depueti i vetem shqiptar ne parlamentin zvicerab ne Gjenevë z.Sami Gashi.

 

Xhavit Islami, kryetar i shoqates VITIA në Gjenvë pas tubimit  rreth kesaj mbrëmje humanitare per agjencine e lajmeve “Persheva jonë” ne Zvicër eshte shprehur se “Kjo mbrëmje kishte misionin e vete te caktuar,  cëshjen humanitare e konkretishtë për të ndihmuar familjjet e pastreha në komunën e Vitisë. Pjesmarrja e të ftuarve si nga mergimtaret tanë ashut edhe autoritetet tona shqiptare nga Vitia e Kosova ashtu edhe nga ato zvicerane ishte e kënaqshme dhe i falemnderojmë nga zemra të gjithë për prezencën dinjitoze dhe kontributin e tyre. Siq e dini lufta vërtetë në Kosove ka mbaruar, por lufta per eksistencë fatkeqesisht ende po vazhdon që ka prekur shumë familje në Viti dhe ne vendin tonë. Prandaj si gjithnje ky solidaritet per të ndihmuar kete pjesë te popullatës sone te ballafqur me plote kriza ekonomike dhe probleme sociale po vazhdon te ndihmohet nga mergimtaret tanë në Gjenevë dhe me gjerë..”

 

“Vitia” në Gjenevë bashkoi pozitën dhe opoziten kosovare

Anëtarët e  shoqates VITIA kane nfjotuar agjencine e lajmeve “Persheva jonë” ne Zvicër, se mbrenda dy orëve mbrëmë kanë arritur te tubojne mbi 40 mije CHF për familjeve të pastreha. Sipas tyre, këto kontribute ishin nga donatorët e ndryshem rreth 20 sish, pos firmave e asociacioneve tona,  kishte edhe kontribute individuale nga mergimtaret tanë, që dhuruan nga xhepi madje edhe deri nga 1 mije e 2 mijë franga zvicerane.
gennn222Sami Gashi nga Gjeneva,  deputet i vetëm shqiptar në parlamentin  zviceran për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ka deklaruar se “Shteti i Gjenevës  dhe Zvicra para, gjate dhe pas lufte githnje ka qene aktive me ndihma humanitare. Miku i mire shifet ne ditë të vështira. Prandaj, autoritetet helvetike vazhdimisht kanë qenë afër nesh, ne terren në Kosovë dhe këtu ne Zvicer me komunitetin tone, cka jemi mirenjohës. Edhe aksionet e tilla humanitare nga komuniteti yne shqiptare ketu në Gjenevë e me gjerë duhet të vazhdojne ne Gjenevë e gjithkah, sepse Kosova eshte e cliruar, por popullata, pas kaq vitesh, ende s’eshte cliruar nga skamja, varferia nese kemi parasysh sot numrin e madhe të paunësisë qe ka prvokuar migracionin masiv drejt perendimit. Prandaj vendlindja ka nevojë për ne, për diasporën shqiptare që shtetit tonë ta gëzojme bashkarisht sa më lehtë dhe më mirë..”

 

???????????????????????????????Do theksuar se kjo mbrëmje humanitare e shoqatës VITIA ishte nje rast i mir qe bashkoi pozite e opozite nga Kosova ku ne sallen u pane bashkarisht  pos kryetarit nga Vitia z:halite edhe zëvendes ministri i diapores z.Sahit Krasniqi, pastaj konsuli i Kosoves ne Gjenevë Ramadan Avdiu, deputeti i Vetvendosjes Sali Salihi i shoqëruar nga kryeteri i deges se VV në Zvicer Mujë Shala etj..

 

Sokol Haliti: Te ndjekim rrugen dhe shembullin  e  Shoqates humanitare ne Gjenevë “Vitia” për te ndihmuar vendlidnjen , shtetin tonë!  

“Vetëm gjatë dy viteve të fundit në saje të ndihmës që kanë dhënë dhe po japin mërgimtarët në Komunën e Vitisë, janë ndërtuar 31 shtëpi dhe janë në ndërtim e sipër edhe 4 shtëpi tjera për rastet sociale”, ka thënë Haliti. Ai ka theksuar se krahas aksionit për ndërtimin e shtëpive për skamnorë mërgimtarët vitias në bashkëpunim me institucionet dhe shoqatat në Komunën e Vitisë, në dy vitet e fundit kanë dhënë kontribut edhe në shpërndarjen e ndihmave humanitare me rastin e festive të fund vitit për 519 familje skamnore si dhe projektet e infrastrukturës siç është shëtitorja. Kryetari i Vitise ne Gjenevë po ashtu ka falanderuar kontributin dhe misionin e tri maturanteve  shqiptare  nga Gjeneva: Tevide Maliqi nga Presheva, Besarta Iseni nga Vitia dhe  Blerta Suka nga Theranda, nxënëse të dalluara të gjimnazit “Sisimondi” të Gjenevës te cilat me vet organizmin e tyre në bashkepunim me aotoritet komumale dhe kantonale ne Gjenevës kanë arrtiru të ndertojne një shkolle shqipe në Viti.

 

Mbrëmjes edhe më shume i solli freski edhe prania e kengtarin te njohur Xhela nga Ferizaj i cili bashke me grupin e vallëtarëve nga Gjeneva per disa momente argëtuan te pranishmit  duke e bërë  atmossferen impozante ne Gala mbrëmjen humanitare te organizuar nga shoqata “Vitia» në Gjenevë.???????????????????????????????

SHPËRNDAJE