lulliiiHuy, 18 shtator -Lulzim Mustafa me origjine nga Presheva e Kosovës Lindore ne mesin e 27 deputeteve (keshilltar komunal) eshte i vetmi shqiptar ne kete komune belge. Mustafa, vec qe merren me poilitike, ai ka edhe restoranin e vet në qytet me emrin “Arberia” i cili e udheheq me vëllaun (binjakun)  e tij Blerimin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Brukseli.

Mërgimtarët tanë në Belgjike, Zvcer.. ne  perëndim sot nuk janë më si dikur sharrëxhinj të Esad Mekulit në Beograd. Se ata janë integruar mirë në Belgjike, dëshmon jo vetëm gjuha që e flasin mirë, por edhe titujt e tyre, si: mjekë, inxhinierë, patronë restaurantesh e firmash në biznese të larmishme, ekspertë të lëmenjve të ndryshëm, arkitektë, avokatë. Madje edhe deputet, sikur Lulzim Mustafa qe jeton dhe vepron me vite të tera ne Huy te Belgjikës, qytetin e senatores belge Anne Mary-Lisin, nje mikeshe të Kosoves dhe shqiptareve.
depp11Ne zgjedhjet e fundit ne Belgjike 5 këshilltarët shqiptarë fituan në 5 komunat belge te cilet  janë të lindur dhe shkolluar në Belgjikë dhe e flasin mirë gjuhën shqipe dhe kanë relacione me komunitetin shqiptarë në Belgjikë. Ne mesin e tyre eshte edhe  Lulzim Mustafa (PS) në qytetin Huy qe fitoi 340 vota.  Lulzim Mustafa me origjine nga Presheva e Kosovës Lindore ne mesin e 27 deputeteve (keshilltar komunal) eshte i vetmi shqiptar ne kete komune belge. Mustafa, vec qe merren me politike, ai posedon edhe restoranin e vet në qytet me emrin “Arberia” i cili e udheheq me vëllaun (binjakun)  e tij Blerimin, Lulzimi, jane  nga Presheva, djali i veprimtarit te shquar z.Halil Mustafa.

Lulzim Mustafa, deputet i komunes se Huy-it qe gjashtë vjet, atë që ai dëshiron është një politikë komunale qe ka pe prioritet demokracinë e mirfillte dhe afërsinë dhe integrimin e te huajve.

Vlerat e tij, janë seriozitoteti dhe ambicioz ne pune, por i bie kohe edhe për bashkëatdhetare me orgjine nga Bllkani. Ne ketë drejtim deputeti shqiptare nga Presheva në Belgjike po ndihmon avancimin e proceseve demokratike por edhe integruse jo vetem të qytetarëve belg por edhe shqiptareve nga viset ish-jugosllave te cilet shpesh ndodhen ne udhekryqe dhe para nje ser sfidash.

 

Miresevini ne restaurantin “ARBERIA” ne Huy !

Aty, ne balle ju pret Skenderbeu dhe dy vëllezerit (binjakë) nga Presheva Blerim dhe Lulzim Mustafa. Ata pos ne frengjisht, flamanqe, anglisht.. ju mirëpresin edhe ne shqip dhe flamur kombëtar!???????????????????????????????

SHPËRNDAJE