carla_del_ponte_24_08

Sikur kryeprokurori amerikan  i speciales për krime në Kosovë dr.David Schwendiman edhe ish-kryeprokurorja e Tribunalit për krime ne ish-Jugosllavi zviceranja Calra del Ponte përmes “Presheva jonë” ka përshëndetur themelimin dhe nismën e kësaj gjykate speciale për Kosovën.

Haga-2 për Kosovën nuk është kundër UÇK-së, por abuzuesve të saj

Ish-prokuroja zvicerane në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, Carla del Ponte, megjithëse ishte e habitur për kërkesat e themelimit të Gjykatës Speciale për Kosovën, ajo ka pohuar se “themelimi dhe misioni një tribunali te tillë për Kosovën te cilin e quan si Haga-2 nuk do të jetë kundër UÇK-së, por abuzuesve te saj gjate dhe pas luftës në Kosovë”

Se sa do te ishte e suksesshme kjo gjykatë dhe a do te merret me këtë gjykatë speciale në mënyrë direkt apo indirekte Del Ponte në vazhdim ka refuzuar një gjë të tillë duke pohuar se “ unë me Kosovën edhe UÇK -në e kam kryer me këtë dhe nuk e kam ndërmend të kthehem më te mas dhe të merret më. Unë kam kryer misionin tim për drejtësinë ne ish-Jugosllavi, pra në Kosovë.”

“Siç e dini ende funksionon një Tribunal që po merret me krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe ky tribunal ndërkombëtar i OKB-së është në Hagë. Besoj se gjitha hetimet që janë bërë për krimet e dyshuara në Kosovë, kanë qenë pjesë e këtij procesi gjyqësor për rreth një decenie..” ka pohuan ne vazhdim Del Ponte.

Sipas saj “Hetimet, të cilat janë kryer për krimet e supozuara në Kosovë, pjese te cilave hetime kam qene edhe unë me kolegët e mi ne Hage dhe terren, deri më tani nuk kanë sjellë asgjë në dritë..”

“Edhe ky tribunali special për krime ne Kosovë apo Haga-2 , nuk mendoj se do te jetë kunder UÇK -së por abuzuesve të saj gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Besoj se këtë e dinë edhe një pjese e autoriteteve të Kosovës, e kam fjalën për ata që i kane duart e pastra…” ka thënë në fund Del Ponte.

SHPËRNDAJE