lulllDje u mbajt Kuvendi i Nëndegës së LDK -së, në të cilën kuvendarët rizgjodhën Kryetar  z.Lulzim Maliqi.

Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtar si dhe me shumicë votash zgjodhi 7 delegatët e Nendegës së Cirihut që do të përfaqsojnë këtë nëndegë në Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër.

Në punimet e Kuvendit mori pjesë edhe Kryetari i Degës së LDK-së  për Zvicër z. Haki Latifi i shoqëruar nga anëtari i kryesisë z. Skender Berisha si dhe anëtarët e kryesisë nga Nëndega e LDK-së në Burgdorf z. Ali Basha dhe z.Ramiz Gashi.

Kuvendi filloj me intonimin e himnit të Kosovës dhe himnit Dardan”kur  ka ra kushtrimi n’Kosovë”

Në fillim kuvendin e hapi  z. Lulzim Maliqi duke i falenderuar përzemersisht të gjithë kuvendarët për pjesemarrjen e sotme si dhe per besimin dhe rrespektin e treguar gjat mandatit të gjertanishëm.

Në vazhdim kuvendin e udhëhoqi z. Hasan Spahiu.

I cili në fillim propozoj rendin e ditës siq ishte; Raporti i punës, Raporti financiar si dhe procesi zgjedhor i zgjedhjës së kryetarit, kryesisë dhe i delegatëve.

Në emër të Degës së LDK-së në Zvicër Kuvendin e përshëndeti kryetari i Degës z. Haki Latifi, “duke uruar punë të mbarë, që mbarëvajtja e tij të shkojë mirë dhe të jetë shembull për të mirë në respektimin e statutit dhe programit të LDK-së”. Në vazhdim z. Latifi theksoj; ” Përsëritja e procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Zvicër po bëhet në bazë të vendimeve të kryesisë së LDK-së për shkak të parregullsive që e kanë përcjell kuvendin e 8-të të kësaj Dege si dhe të degëve të LDK-së në Gjermani dhe Kllokot, si dhe duke u bazuar në Nenin 30 të statutit të LDK-së dhe të vendimit të Kuvendit të LDK-së të datës 28 maj 2016. Është përgjegjësi e jona që të punojmë në këtë rrugëtim të përbashkët të mbarë në ruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës sonë këtu ku jetojmë dhe punojmë, si dhe për prezantimin e kulturës, traditave dhe identitetit tonë kombëtar para miqve tanë Zvicerian, sepse LDK-ja në frymën e filozofisë së themeltarit të  shtetit të Kosovës Dr.Ibrahim Rugova është besa dhe shpresa e mërgimtarëve dhe e qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Pastaj, Kryetari i Nëndegës z. Lulzim Maliqi refeoj për raportin e punës në mes të dy kuvendeve të nëndegës. Në vazhdim edhe arkatari i nëndegës z. Halil Elezaj raportoj për gjendjen financiare të kësaj nëndege në mes të dy kuvendeve.

Kuvendarët një zëri miratuan të dy raportet.

Kuvendi vazhdoj punimet duke i formuar komisionet zgjedhore në bazë të statutit të LDK-së dhe rregulloreve për zgjedhje.

Gjithsejtë në Kuvend merrnin pjesë 60 antarë, Nëndega i numëron 72 antarë aktiv me anëtarësi të paguar.

Kuvendarët zgjodhën me aklamacion pasi që ishte i vetmi kandidat për kryetar i Nëndegës së LDK-së së  Cirihut zgjodhën Kryetar  z.Lulzim Maliqin.

Gjithashtu Kuvendi zgjodhi kryesinë e re prej 11 anëtarë si dhe  me shumicë votash zgjodhi 7 delegatët e Nendegës së Cirihut që do të përfaqësojnë këtë nëndegë në Kuvendin e Degës së  së LDK-së në Zvicër.

Në fund kryetari i zgjedhur z. Lulzim Maliqi i falenderoi kuvendarët në emër të kryesisë së posazgjedhur duke i premtuar për një angazhim dhe bashkpunim korrekt me kryesinë dhe anëtarësinë e kësaj nëndege si dhe bashkëpunim me kryesinë e Degës. Respektimi i hirarkisë institucionale brenda LDK-së është parim i vullnetit demokratik të

LDK-së dhe i filozofisë Rugoviane, andaj edhe i mbështesim politikat programore të kryesisë së LDK-së dhe të kryeministrit Akademik Isa Mustafa për një Kosovë të përparuar dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

SHPËRNDAJE