“Ne i kemi sytë kah Kosova dhe presim ndonjë fjalë nga Edita dhe nëse nuk ka ndonjë lëvizje pozitive nga Prishtina zyrtare në këtë drejtim, pra në eliminimin e tarifave apo zvogëlimin e cmimit të tyre, neve na është imponuar që në fund të këtij muaji  të dalim në një protestë gjithpopullore» ka deklaruar z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH për agjencinë informative «Presheva Jonë»

 

 

Bujanoc, 13 shkurt AIK-Presheva Jonë

 

Propozimi i Shoqatës së  Sigurimeve të Kosovës, për sanksione te reja rreth automejeteve me targa të Serbisë, që do të hyjnë tranzit apo në Kosovë, ka goditur më se tepërmi qytetarët e Luginës së Preshevës konsiderohet si tejet e lartë dhe e dëmshme, kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Luginën e Preshevës.

 

 

PËR POPULLATËN E LUGINËS ME 70 PËR QIND TË PAPUNË, JANË SHUMË TË PAGUHEN 32 EURO PËR 14 DITË ME HYRË  N’KOSOVË !

 

Gati gjithë  liderët e Luginës së Preshevës, sikur Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Riza Halimi, Skender Destani, Jonuz Musliu, Nagip Arifi… vazhdimisht kanë kritikuar dhe refuzuar keto tarifa  sipas të cilëve cmimet e kalimit të doganave  është astronomik për gjepin e qytetarve të Luginës, e cila shumë  ak dëmtuar shumë  shqiptarët e trevave tona të cilët pos biznesin kanë lidhje edhe famljare, farefinsore, miqësore e martesa mes Kosovës dhe Preshevës, Medvgjës dhe Bujanocit.

 

« Tarifa e reja prej 32 eurosh për 14 ditë është e papranueshme për shqiptaret e Luginës. Kjo shumë është shumë e lartë dhe e papërballueshme për pjesën dërrmuese të qytetareve që jetojnë në atë anë të kufirit. Nga vendosja e tarifës së sigurimeve, popullata e  Luginës jemi izoluar thujas etërësisht, përvec borës së madhe, bashkë me të  tash edhe nga tarfiat me cmime maratonike për xhepin e qytetarëve tanë », ka thënë për « Presheva Jonë » z. Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptareve të Luginës së Preshevës,

 

 

LUGINA E PRESHEVËS I KA SYTË KAH KA PRISHTINA DHE PRET NDONJË  FJALË NGA EDITA

 

« Tarifa e reje të propozuar nga  kjo shoqata e SK që për  14 ditë të paguhet 32 eurosh është shumë dhe  identike  me pagesat për  mërgimtarët tanë në Evropë që ata marrin në muaj së paku 3 mijë euor, ndërsa ne as 300 euro e shumë kush edhe më pak ?!.. Siq dihet gjithë qytetarët e Preshvës, Bujnanocit dhe Medvegjës , madje jo vetëm këta,  por edhe një pjesë e serbëve të Vrajës ushqimin dhe shumë sende tjera të nevojshme e kanë blerë nëpër shitoret dhe tregun e  të Gjilanit » pohon në vazhdim z.Beqiri.

 

“Ne para pakë kohës jemi takuar me zv.kryeministren e Kosovës, Edita Tahiri. Nga ajo kemi kërkuar që tarifa të hiqet krejt dhe ajo na ka premtuar se do të angazhohet në atë drejtim” ka deklaruar në fund z.Galip Beqiri, kryetar i KKSH për agjencinë informative « Presheva Jonë »

 

Z.Beqiri,  i shqetësuar rreth këtyre cmimeve të larta të trafave në vazdhim ka pohuar se « takim, pas takim, bisedë pas bisede..llafet si duket janë hargjuar dhe nuk po zënë vend dhe neve nuk na ka mbetur rrugdalje tjetër, përveq të protestojmë në rrugë kundër këtyre tarifave doganore me Kosovën që po dëmtojnë dukshëm popullatën tonë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.. kur dihet se në viset tona nën adminsitrimin serbë 70 për qind e popullatës janë të papunë.  “Ne i kemi sytë kah Kosova dhe presim ndonjë fjalë nga Edita dhe nëse nuk ka ndonjë lëvizje pozitive nga Prishtina zyrtare në këtë drejtim, pra në eliminimin e tarifave apo zvogëlimin e cmimit të tyre, neve na është imponuar që në fund të këtij muaji  të dalim në një protestë gjithpopullore»

SHPËRNDAJE