Vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zvecan dhe Zubin Potok, janë hapur sot në, orën shtatë të mëngjesit, raportojnë mediet serbe.

Votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër, ndërsa në Leposaviq, vetëm nesër.

Pyetja e referendumit është “A i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ndërsa mundësia për përgjigje është “po” ose “jo”.

Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë thënë se ky referendum është jolegjitim.

Erhard Drews, komandant i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka thënë se referendumi mund të provokoj dhunë nga ekstremistët shqiptarë. (Express)

SHPËRNDAJE