Profesor Dali Emërllahu, që ka prejardhjen nga Breznica e Bujanocit ka nderuar sot jetë.  Prof. Emerllahu njihet njëri nga figurat më të spikatura të arsimit shqip në Kosovë, i cili me angazhimin e tij prej një eksperti, studiuesi, atdhetari, patrioti e mbi të gjitha të një pedagogu të dëshmuar arriti që për shumë vite të nxjerr gjenerata të tëra në dritë.

Dali Emërllahu do të mbetet gjatë në kujtesën arsimore e universitare. Pjesëmarrës dhe autor i shumë ngjarjeve politike, arsimore, shkencore e kulturore. Autor i qindra punimeve shkencore e studimore, veprues e bashkërendues i shumë situatave nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës dhe ai i Luginës.

Para dy vitesh Lugina (Vatra) kisahte nderuar me mirënjohje speciale profesor Dali Emërllahu për kontributin e dhënë ne ceshtjen kombëatre dhe rolin e tij per bashkimin e Lujgines se Preshves me Kosovën, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Profesori Dali i cili ishte edhe njëri nga pjesëmarrësit e platformës së UÇPMB-së tha se marrëveshja e Konqulit fatkeqësisht nuk u zbatua asnjëherë ose u zbatua në dëm të popullatës së Luginës.

Sipas familjarëve varrimi i profesor Daliut bëhet më datën 8 prill. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në Prishtinë, në orën 16:30, në varrezat e qytetit.

SHPËRNDAJE