Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë oficere dhe ambasadorë lirohet nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Raportohet se arsyeja e largimit nga këto pozita është skadimi i mandatit të tyre.

Eshte fjala per Valdet Sadikun e Preshves, oficer ne  (Serbi) Boegrda pastaj amabsadfori Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Kosova prej se ka shpallur pavarësinë shërbimin diplomatik e ka ndërtuar në shumicën e rasteve me staf diplomatik të ardhur nga partitë politike.

Edhe ambasadorët që do të kthehen në Kosovë, një pjesë e tyre, kanë qenë shërbëtor të partive aktuale politike në Kosovë.

Nuk dihet nëse ata do të zëvendësohen përsëri me të deleguar të partive politike në pushtet.

PDK, AKR e AAK kur kanë ndërtuar koalicionin qeveritar ishin marrë vesh edhe për pozitat diplomatike krahas dërgimit të njerëzve të tyre nëpër borde të ndërmarrjeve publike në Kosovë.

I akuzuari i rastit “Pronto”, Adem Grabovci ka deklaruar se edhe kjo Qeveri, sikurse edhe të tjerat, kishin pasur marrëveshje për t’i futur njerëzit e tyre nëpër pozitat publike

SHPËRNDAJE