Në historinë e njerëzimit shqiptarët nuk njihen për krime mizore ndaj popujve të tjerë, nuk njihen raste që në natyrën e popullit tonë të ushqehet urrejtja ndaj tjetrit. Me gjithë pushtimet e jashtme, me gjithë kanosjen e rrezikut apo të mosekzistencës tonë ne arritëm të mbijetojmë. Por jo vetëm për vete, duke njohur rrezikun e zhdukjes populli shqiptar mbetet i vetmi në Evropë që i hapi derën një populli të largët por me histori të ngjashme sikurse i yni, hebrejve. Ende nuk dihet saktë sa hebrejë kaluan këtej, në këtë kontekst nuk janë të rëndësishme shifrat sa i rëndësishem mbetet qëllimi madhor, qoftë dhe vetëm një hebre të kishte ardhur këtu, fakti që ekzistonte gadishmeria për ta ndihmuar, për mos ta dorëzuar, tregon në vetvete veprën hyjnore të popullit tonë.
Qytetrimi nuk mund të ekzistojnë pa humanizëm, dhe kush tregoi humanizëm më të lartë se shqiptarët në Evropë përgjatë kësaj periudhe, kur ligjet djallëzore morën frymë dhe po shfaqeshin pa drojë. Me gjithë rrezikun e tyre, fshatra e qytete në Kosovë që nga Mitrovica,Prishtina,Peja,Gjakova, Deçani,Gjilani etj,pranuan dhe strehuan qindra hebrejë duke mos i dorëzuar në asnjë mënyrë tek armiku. Ka shumë histori se si familjet shqiptare në Kosovë i pranuan hebrejtë mes familjesh, shqiptarët nuk dinin çdo thotë të jesh antisemit sepse ata kur takonin hebrun, së pari shihnin njeriun, pastaj mikun, duke i respektuar njëlloj si njerëzit e gjakut mos dhe më shumë. Edhe pse këto familje shqiptare i takonin besimit mysliman, dhe dihet botërisht urrjtja e popujve mysliman të Lindjes ndaj hebrejve dhe fesë së tyre. Për shqiptarët ka një zot dhe një besë dhe kjo ndikoi që hebrejtë e gjetën tokën e premtuar, gjetën sofrën që i priti tek familjet shqiptare. Madje lidhja e tyre u forcua sa shumë raste që familjet shqiptare myslimane i pagëzuan fëmijet me emra hebre shkaku i respektit dhe dashurisë që treguan për hebrejtë, në kohën kur antisemitizmi ishte ligj në shumë qendra evropiane. Dhe jo vetëm në Kosovë dhe jo vetëm tek shqiptarët e fesë islame, por në gjithë trojet shqiptare, në famlije shqiptare të ritit katolik dhe ritit ortodoks, kudo që erdhën hebrejtë ndër shqiptarë gjetën ngrohtësinë, njerëzinë, njohën Besën dhe nuk ekziston asnjë rast i vetëm që një herbe të jetë dorëzuar nga dora shqiptare. Kjo lidhje që u krijua mes shqiptarëve dhe hebrejve duhet ruajtur, historitë e qinda familjeve që u vllazëruan mes vete, duhet të jenë shembull për mbarë botën, duhet të jenë sinjal se çdo të thotë të tregohesh njeri dhe t’i shtrish dorën dikujt kur ka nevojë. Institucioni Yad Vashem në Jeruzalem, deri më tani ka njohur zyrtarisht 69 shqiptarë si “Fisnikë të Kombeve” në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit. Lidhja shpirtërore mes popullit shqiptar dhe hebre është unike dhe si e tillë duhet të ruhet sa të ekzistojë jeta mbi Tokë.