Kryetari  i Komunes së Bujanovcit Shaip Kamberi ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë të financojë projektet me rëndësi për zhvillimin e Bashkisë Bujanoc në mbledhjen e sotme të udhëheqësve të vetëqeverisjeve lokale të Qarkut Pcinja ku przentoi edhe Ministrija e Ndërtimit dhe Zëvendës Kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovic, njofton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë”


Siç mesohet Shaip Kamberi i kërkoi Zëvendës Kryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajlovicit të financojë zhvillimin e dokumentacionit të projektit për dy zona industriale në Bujanoc, si dhe fonde për projekte infrastrukturore.

Suipas autoritve komunale, një projekt i referohet infrastrukturës rrugore, gjegjësisht rindërtimit të rrugëve Bujanoc – Gjilan dhe Bujanoc – Preshevë (pjesa Samoljica – Bilaq). Realizimi i projektit të dytë përfshin instalimin e kolektorëve dhe ndërtimin e një sistemi të trajtimit të ujërave të zeza. Vlera e projekteve arrin në më shumë se 100 milionë dinarë

SHPËRNDAJE