Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi ka alarmuar një muaj më parë qytetarët e Kosovës rreth energjisë, duke kritikuar Qeverinë Kurti që s’po merr hapa që të ketë rrymë mjaftueshëm.

Sipas tij, rrezikohet që vendi të kthehet në kohën e vitit 2008, kur reduktimet ishin 4:1.

‘’Unë kam folë për energjinë dhe krizën që ka me na përfshi për vitin e ri. Sot e kësaj dite, nuk e di a e kanë lëshu një deklaratë për këtë çështje dhe për një dimër të ftohtë. Sot nuk është asnjë shqetësim për Qeverinë kjo punë. Çështja e energjisë për ata që kanë lexu tituj ndërkombëtar, në gusht e kanë ditë për probleme që po na presin dhe u dashtë të marrin masa’’, kishte thënë kreu i PDK-së Memli Krasniqi në Rubikon para rreth 1 muaji.

‘’Ajo që pritet janë restriksionet e rënda dhe do të rikthehemi tek racionimi i energjisë që se kemi pasë që prej vitit 2008. Sdi qysh mujnë me nejt ministrat kaq shlirë e mos me bë asgjë.’’, tha ai.

‘’Shihet që s’ka koordinim as me prodhues e as me furnizues’’, kishte thënë ai.

SHPËRNDAJE