Pas disa javësh që kur vendi u fut në krizë të furnizimit me energji elektrike si pasojë e mos planifikimeve të duhura me kohë kur u paralajmërua kriza, sot Qeveria e Kosovës ka vendosur që të shpallë gjendje emergjente të furnizimit me energji.

Ky vendim i Qeverisë Kurti erdhi disa orë pasi partia më e madhe opozitare, PDK përmes anëtarit të Kryesisë, Bernard Nikaj propozoi një masë të tillë.

Nikaj ka kërkuar sot në konferencën e orës 14:00 të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg.

Nikaj nga PDK ka thënë se assesi nuk duhet të lejohet rritja e çmimit të energjisë për qytetarët, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rëndoheshin edhe me shumë.

Edhe para një jave, Blerand Stavileci nga PDK përmes një konference për media kishte rekomanduar që Qeveria të shpallë gjendje emergjente dhe të merret me krizën energjetike.

Më poshtë janë disa nga rekomandimet e PDK-së për krizën energjetike:

– Të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg.

– Të mos lejohet rritja e cmimit të energjisë për qytetaret, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe me shumë.

– Edhe pse në mes të krizës, në buxhetin të aprovuar para pak ditësh nuk kemi asnjë shkronjë apo linjë buxhetore që adreson këtë situatë emergjente. Andaj ne kërkojmë qe ne menyre urgjente te ndahet nje fond i furnizimit emergjent per vitin 2022 i cili ne vazhdimësi dhe varësisht nga prodhimi vendor si dhe nevoja për import do të garantonte furnizim të sigurte me energji për të gjithë qytetarët dhe bizneset.

– Te hiqet për periudhën e krizës tantiema ne qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht te ulet çmimi ne mënyrë qe efektet pozitive te barten tek qytetari.

– Të ketë plan dhe transparencë ne orarin e ndaljes se furnizimit ne mënyrë qe qytetarët të jenë në gjendje të bëjnë planifikimet e aktiviteteve ditore

– Senzibilizimin e krejt mekanizmave ndërkombëtarë dhe në vecanti BE që të kërkojë përgjegjësi nga Serbia në përgjegjësi e cila me bllokimin e linjave dhe pamundësinë e alokimit te kapaciteteve ndërkufitare po e vështirson importin dhe po e rrit koston edhe ashtu të lartë të këtij importi në këtë periudhë. Një gjë cila sanksionhet rrept edhe me Traktatin e Komunitet te Energjisë, ku palë nënshkruese janë edhe Serbia dhe Kosova.

– Ndërmarrjen e të gjitha hapave te nevojshme për të adresuar situatën me furnizimin e energjisë në veri.

Mbi të gjitha, Qeveria të fillojë të bëjë punën e vet. Të qeverisë, mos të arsyetohet por të marrë përgjegjesi dhe të krijoje zgjidhje.

SHPËRNDAJE