Presheve, 10 shtator -Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para pak nje qasti ne Prishtinë ka perfunduar takimin me perafqesuese dhe lidere nga Lugina e Preshevës, njofton korrespendja  e agjencise së e lajmeve “Presheva jonë” ne Prishtina e cila percolli drejtpersedretji takimin ne fjalë.

 

Thaci: Ka kaluar koha e perfaqesimit e Lugines nga “posteni albanci” 

Pjese e delegacionit nga Presheva ne takim me Thacin ishin perfaqesues nga Medvegja, Bujanoca dhe Presheva, rrespektivisht kryetari i KKSH-së dr.Shukri Ymeri, deputeti Fatmir Hasani, dy kryetaret e komunave shqiptare (Presheva dhe Bujanoca) Shaip Kamberi, Shqiperim Arifi si dhe kryetari i Kuvendit te Presheves Sami Salihu bashke me kreun e PDSH-së Ragmi Mustafen, Nagip Arifi (PD) Ardita Sinani (PVD) dhe Nazmi Hajeredini.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi per rreth nje ore koke me koke me perfaqesusit nga Lugina e Preshevës foli sërish për mundësinë, siç e cilësoi ai, të korrigjimit të kufirit me Serbinë, gjatë procesit të ardhshëm të dialogut. Thaçi fillimisht ka premtuar perfaqesuesve te Luginës për bashkëpunim dhe mbeshteje nga qeveria e Kosovës nga gjitha sferat. Ndersa lideret nga Presheva kane kerkuar miratimin e nje rezolute per Lugine ne Kuvendine  Kosovës.

Teme bisedime kishin mundesite e inkuadrimit te Lugines se Preshevës ne procesin e dialogut ne Bruksel edhe “ribashkimin e Lugines se Preshevës” pas okupimit te Veriut nga Serbia, pas vizites se djeshme te homologut te tij serb ne Mitrovicen dhe Drenicen e Hashim Thacit, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Shqiperim Arifi i thote Bujrum Thacit: Mire se na vjen president ne Preshevë, nese s’kemi sexhade, te shtrojme nje tepih te kuq! 

Ai tha se përfaqësuesit e komunave Medvegje, Bujanoc dhe Preshevë e kanë shprehur vullnetin e tyre që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, andaj, sipas tij, nëse ka pajtueshmëri në dialog, kjo pjesë do të mund t’i bashkohej Kosovës. Sipas Thacit “ka kaluar koha e perfaqesimit e Lugines nga “posteni albanci”

Edhe kesaj ardhe, sikur nga takime te mehershme Thaci premtoi delegacionin nga Presheva se “Lugina se shpejti do te jete pjese e procesit te dilagut Kosove-Serbi ne Bruksel.”

Liderët e Luginës së Preshevës, pyeten poresidentin kosovar se kur Presheva do te jete pjese e dialogut ne Bruksel, kerkese kjo e cila eshte parashtruar qe 3-4 vite, cka Prishtina vazhdimisht kane premtuar keto vitet e fundit, por deri tash gjithenje jane injoruar.

Po ashtu Lideret nga Presheva nga Thaci kane kërkuar sqarime ne detaje se cka don te thote “korrigjim i kufijve” duke kërkuar nga se kur po e bën Luginen me Kosovë. Ata kanem kërkuasr nga Thaci t’mos u fus ne loje nese eshte fjala per bashkimin vetem te Presheves.

“Bashkim me Kosovëne po vetem  si teresi te Lugines se Presheves qe nenkupton nga Medevegja, Bujanoca e Presheva konform Referednumit 1-2 mars 1992 ose hiq, nuk duam bashkem ne menyre te parcializuar” i kane thene perfaqesuesit nga Presheva presidentit Thaci ne takimin e sotem ne Prishtinë.

Lideret nga Presheva, njekohesiht  sot ne Prishtine nga presidenti Thaci kane kërkuiar ndihma dhe mbeshtetje financiare ashtu sikur presidenti serb po ndihmon serbe te Kosoves me investime me  miliona euro.

Lideret e Lugines se Presheves kane ftuar Thacin per vizite ne Preshevë. Shqiperim Arifi i thote Bujrum Thaci “Mire se na vjen president ne Preshevë, nese s’kemi sexhade, te shtrojme nje tepi te kuq!”. Por, Thaci  fetses te liderëve nga Lugina për ketë vizite ju eshte përgjigjur se “per momentin nuk mund te vizitoj për shkaqe te cilat i dini edhe ju”

Ne fund presidenti  Hashim  Thaci bashke me perfaqesuesit nga Lugina e Presheves kane folur para mediave kosovare rreth takimit ne fjalë. Pyetjet e agzeatreve ishin te selksionuara, kuptohet perparesi kishin ato media apo gazetare te cilat i mban apo i  sponzorizon Hashim Thaci.

SHPËRNDAJE