PDSH: Raporti i Dick Marty nuk mund te njullos luftës së pastër te UÇK-së

Presheve, 17 dhejtor (AIK Presheva Jone)

Në mbledhjen e Këshillit Qendror të PDSH-së të mbajtur më 18 dhjetor 2010 Partia Demokratike Shqiptare me seli në Prshevë sjell këtë:

R  E A G I M

Lidhur me raportin e Europarlamentarit  Dick Marty në Këshillin e Europës dhe akuzave të pabaza ndaj Kryeministrit të Republikës Kosovës zotëri Hashim Thaçi dhe ish ushtarëve të UÇK-së, Partia Demokratike Shqiptare reagon ashpër ndaj shpifjeve, shantazheve dhe denigrimit të autoritetit të Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Me këtë synohet zhvleftësimi i luftës së pastër dhe çlirimtare të UÇK-së sidomos të organeve më të larta shtetërore të shtetit më të ri në botë, Republikës së Kosovës. Një sjellje e tillë e pamatur dhe e pabazuar në asnjë fakt e zotit Dick Marty natyrisht se shqetëson të gjithë shqiptarët kudo që janë.

Historikisht shqiptarët kanë një të kaluar të pastër në të gjitha luftërat e shekujve të shkuar me këtë edhe të asajë të UÇK-së në Kosovë, UÇPMB-së në Luginë të Preshevës dhe UÇK-së në Maqedoni. Këto luftëra të fundit ishin të përcjellura nën vëzhgimin permanent të faktorit ndërkombëtarë. Është apsolutisht e pamundur që të ndodhte trafikim organesh të njerzëve kur e tërë hapësira ajrore mbi Kosovë, Shqipëri e Maqedoni ishte e mbuluar me paisje vëzhgimi ndërkombëtar e sidomos të NATO-s gjatë tërë kohës së zhvillimit të luftimeve në Kosovë.

Partia Demokratike Shqiptare i bënë thirrje zotit Dick Marty që të tërheq akuzat e pabazuara ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe ish ushtarëve të UÇK-së dhe ato t’I vlerësojë si deklarata politike, të përshpejtuara, të pamatura dhe të ndikuara nga shpekulimet e qarqeve të caktuara serbe. Prandaj, një kërkim falje për deklaratë dhe raport të tillë nga ana e zotit Dick Marty merr fund shantazhimi dhe i ipet rrugë e mbarë konstituimit të qeverisë së Republikës së Kosovës menjëher pas proçesit zgjedhorë transparent, të qetë dhe demokratik.

Në Preshevë                           
Më 17 dhjetor 2010                   

Këshilli Qendror
Partia Demokratike Shqiptare
Ragmi  Mustafa, kryetar

 

UDSH: Raporti i Dick Marty pa fakte e i

motivuar politikisht

Presheve, 17 dhejtor (AIK Presheva Jone)

Unioni Demokratik Shqiptarë dënon ashpër raportin e raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Raporti në fjalë është i pabazuar në fakte, prova apo realitet, është politikisht i motivuar, ajo çfarë është më problematikja, nuk ka pasqyruar me vërtetësi atë që ka ndodhur, qoftë në procesin hetimor, qoftë edhe atë çfarë ka qenë realiteti i zhvillimeve për çështjet që trajton raporti.

Raporti tendencioz i Marty pretendon se kjo tregti ka filluar kur zoti Thaçi ishte udhëheqës politik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990. UDSH shpreh keqardhjen  për faktin se njerëz të tillë si zotri Marty të mbajë qëndrime të tilla, dhe që pretendojnë të njullosin Luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, në momentin kur së shpejti pritet të fillojnë bisedimet Prishtinë-Beograd, dhe për kët arsye ka dalur një raport nga njerëz të cilët janë deklaruar gjithëhere kundër Pavarsisë së Kosovës. “Nga ana tjetër, akuzat dhe tymnaja e rrezikshme që ato po ngrenë, dëmtojnë e kërcënojnë seriozisht jo vetëm imazhin dhe vlerat e vërteta të kombit shqiptar, por edhe paqen e qëndrueshmërinë afatgjatë të rajonit tone. “Duhet patjetër që e vërteta e kulluar të dalë e tëra në dritë ashtu siç ka ndodhur në Kosovën e martirizuar, ku shqiptarët e Kosovës kanë ditur të falin, por jo të harrojnë. /QIUDSH

MUSLIU: I nderuar Marty mos u merr me

propagandën serbe të Beogradit

Presheve, 17 dhejtor (AIK Presheva Jone)

Lëvizja e Progresit Demokratik, reagon ashpër ndaj raportuesit të Këshillit të Evropës, Marty, i cili në raportin e tij ka shpifur dhe trilluar se gjatë luftës në Kosovë, të burgosurit civilë janë vrarë nga ish pjesëtarët e UÇK-së, nga më pas u janë transplatuar veshkët për t’i shitur në tregun e zi.

Raporti tendencioz i Marty pretendon se kjo tregti ka filluar kur zoti Thaçi ishte udhëheqës politik në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në fund të viteve 1990. Këto dyshime të pabaza dhe djallëzore vijnë në momentet kur ish kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe partia e tij PDK-ja, gjatë zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë shënuan fitore bindëse.
E di mirë Marty dhe të tjerët si ai se kush ka bërë krime gjatë luftës në Kosovë dhe për këto krime shumë udhëheqës të shtetit serbë janë dënuar nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte.

LPD reagon ndaj këtij raporti, i cili me tendencë për ta ndryshuar realitetin, dhe për të barazuar agresorët dhe viktimat ka ofruar gënjeshtra të pamoralshme, të padrejta dhe pa dyshim sit ë tilla do të dështojnë.

Janë këto tendenca dhe po këto trillime, që edhe nga Gjyqi Special i Gjykatës së Qarkut në Beograd po ia veshin të rinjve shqiptarë ish pjesëtarë të UÇPMB-së nga Lugina me akuzohen për “krime lufte” ndaj serbëve, romëve dhe të tjerëve gjatë vitit 1999, në Gjilan dhe Anamoravë, thuhet mes tjerash në reagimin e LPD-së.

NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar,
president i Asamblesë
komunale në Bujanoc

SHPËRNDAJE