LËVIZJA KOMBTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

Preshevë

K  U  M  T  E  S  Ë
Nëntë Shqiptarët dhe familjet e tyre u malltretuan rëndë ditën e parë të bastisjeve dhe kidnapimeve të 26 Djetorit, pastaj edhe më rëndë, një kohë të gjatë, në burgun qendror të Beogradit, në të cilin aksion ishin të angazhura  më tepër se 2600 pjestarë të xhandarmerisë Serbe si dhe mbi 150 pjestarë të shërbimeve të ndryshme serbe të ardhur nga Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci, Novi Sadi dhe Vranja. Pra, procesi gjyqesor në Beograd kundër nëntë shqiptarëve po zhvillohet në kundërshtim me normat ndërkombëtare, cka LKSH së shepjti do t’i drejtohet organizatave ndërkombërtae për ketë diskriminimi të regjimit të Beogradit ndaj të burgosurve shqiptarë


Në Gjykatën e Qarkut në Beograd, nën ingerencën e Gjyqit Special Serb për Krime Lufte, me urdhër të Prokurorisë Serbe të Krimeve të Luftës, janë duke u zhvilluar ditët e fundit të gjykimit kundër nëntë ShqiptArëve nga Presheva. Akuza është pra më e rënda “për krime lufte kundër Serbëve, romëve dhe ndonjë alabanofoni” dhe këto far “krimesh na i paskan kryer në Gjilan e rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit, viti 1999…”  Në ditën e kidnapimit të tyre, 26 Dhjetor 2008, u tha se i kishin masakruar 51 sosh, me ngritjen e Aktakuzës, 25 Qershor 2009, ky numër u ngrit në 59 sosh dhe me fillimin e gjykimit, 23 Shtator 2009 po ky numër u ngrit edhe një herë, në së paku 80 sosh.

Në vazhdimin paraprak të këtij gjykimi, më 16 dhe 17 Dhjetor 2010, Zëvendës-Prokurori Miroljub Voktoroviq e ka kryer Fjalën e tij të Fundi.  Ai, pasi që para kësaj gjykate paraqiti shumë gjëra të rënda, jashtë çdo logjike njerëzore dhe pas gjithë atyre gënjeshtrave të panumërta, në fund kërkoi dënimin maksimal për nëntë djemtë tanë, për secilin nga 20 vjet burg, por logjika e çdo njeriu të rëndomtë mund të shembet kur po ky Viktoroviq pasi kërkoi këso dënime maksimale prej 20 vjetësh për gjithë të akuzuarit, shprehi apsurdin të ndjehej i zgënjyer se përse për një gjë të tillë nuk ekzistonte ndonjë dënim shumë më i lartë nga ajo që është paraparë me ligjin serb.

Menjiherë pas tij, Mbrojtja filloi të mbrojë të parin, atë më të rënduarin, Agush Memishin. Për katër orë e gjysmë u paraqitën argumente të pakontestueshme dhe të qindëpërqindëta, të shoqëruara edhe me fakte të shkruara në dokumente, dëshmi të parrëzueshme, të cilat i ishin dorëzuar Gjykatës së Beogradit për pafajshmërinë e Agushit dhe tetë të tjerëve. Avokatët mbrojtës e kishin shumë të lehtë ti rrëzojnë “argumentet” e Zëvendës-Prokurorit Viktoroviq, të paraqitura nga ai një ditë më parë, derisas Agush Memishi ishte shumë dinjitoz, ashtu siq kishte qenë edhe gjatë gjithë gjykimit pesëmbëdhjetëmujor.

Vështirë se do të mundë t’ia pranojë dikujt truri absurdin e absurdeve, të akuzohen për krime lufte të cilat i paskan kryer pas përfundimit të luftës, përfundim të cilin dhe vetë e kishin nënshkruar në Kumanovë më 10 Qershor 1999. Absurdi tjetër, e gjitha kjo për krime inegzistente.

Trupi gjykues me kryetaren Snezhana Nikoliq Garotiq në krye, në Mars 2010 e ndau lëndën për tetë të tjerët (nga shtatëmbëdhjetë të akuzuarit), në Tetor 2010 e bashkoi këtë lëndë sërish për ta ndarë edhe njëherë, tash në Dhjetor 2010. Edhe ky një absurd i llojit të vetë.

Zëvendës-Prokurori Viktoroviq nuk arriti as edhe të improvizojë ndonjë dëshmi, dëshmi që do të mundë ta futëte sadopak në dilemë Trupin Gjykues. Ai dha emra e mbiemra të rrahurish e të malltretuarish por nuk dha asnjë emër e mbiemër të ndonjë të masakruari eventual edhe pse e nxorri numrin 47, kinse të të masakruarëve Serbë, Romë dhe të joshqiptarëve të tjerë.

Nëntë Shqiptarët dhe familjet e tyre u malltretuan rëndë ditën e parë të bastisjeve dhe kidnapimeve të 26 Djetorit, pastaj edhe më rëndë, një kohë të gjatë, në burgun qendror të Beogradit.  Gajtë  askionit të kidnapimin e tyre të 26 Dhjetorit ishin prezent më tepër se 2600 pjestarë të xhandarmerisë Serbe, ishin prezent më tepër se 150 pjestarë të shërbimeve të tyre të ndryshme, targat e makinave civile të të cilëve ishin nga Novi Sadi, Beogradi, Kragujevci, Nishi, Leskovci dhe Vranja.

Pas gjithë këtyre fakteve të pakontestueshme, faktori politik Shqiptar duhet të jetë i gatshëm për reagim adekuat nëse ndodhë ajo më e keqja, të dënohet qoftë edhe njëri nga nëntë djemt e Preshevës, gjë që nuk duam të besojmë. Pra, procesi gjyqesor në Beograd kundër nëntë shqiptarëve po zhvillohet në kundërshtim me normat ndërkombëtare, cka LKSH së shepjti do t’i drejtohet organizatave ndërkombërtae për ketë diskriminimi të regjimit të Beogradit ndaj të burgosurve shqiptarë

20. 12. 2010
Preshevë – LKSH
Orhan Rexhepi
[email protected]

SHPËRNDAJE