Zürich, 10 janar / AIK-Presheva Jonë

Leo Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit të kaluar duke rrëmbyer çmimin “FIFA Topi i Artë 2010” në gala ceremoninë e mbajtur të hënën në Cyrih të Zvicrës.

Futbollistja më e mirë femër u shpall sërish braziliania Marta, e cila mposhti konkurrencën e kosovares Fatmire Bajramaj dhe të gjermanes Birgit Princ. Futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj u mposht nga braziliania Marta strahlen. Lionel Mesi ka fituar “Topin e Artë” të FIFA-s për vitin 2010, duke triumfuar ndaj dy shokëve të skuadrës te Barcelona Andres Iniesta dhe Ksavi Hernandez.

Votimi i bërë nga gazetarët sportivë të akredituar nga France Football si edhe nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve kombëtare ka nxjerrë sërish argjentinasin si lojtarin më të mirë të botës, një vendim paksa i çuditshëm, duke qenë se Andres Iniesta shihej nga të gjithë si ai që do të merrte këtë çmim. Mesfushori i Spanjës dhe i Barcelonës shënoi golin në finalen e Botërorit kundër Holandës, ndërsa Mesi dhe Argjentina e tij u eliminuan që në çerekfinale nga ky turne. Emrin e fituesit të Topit të Artë, që për herë të parë jepet nga FIFA së bashku me revistën franceze France Football, e lexoi trajneri i Barcelonës Pep Guardiola.

“Nuk e prisja këtë çmim, dua ta ndaj me shokët e mi të skuadrës”, deklaroi Mesi në momentin e dorëzimit të trofeut, që ishte i dyti radhazi për të. Andres Iniesta u rendit i dyti në këtë klasifikim, ndërsa Ksavi Hernandez i treti. Por, mbrëmja gala nuk kishte vetëm këtë çmim. Futbollistja më e mirë femër u shpall sërish braziliania Marta, e cila mposhti konkurrencën e kosovares Fatmire Bajramaj dhe të gjermanes Birgit Princ.

Futbollistja kosovare Fatmire Bajramaj u mposht nga braziliania Marta strahlen.Trajneri më i mirë u shpall portugezi Zhoze Murinjo, që arriti të triumfonte ndaj kampionit të botës Vicente Del Boske. Ndërkohë, FIFA ka zgjedhur edhe skuadrën e vitit, që përbëhet nga Iker Kasijas në portë; Maikon, Pike, Lusio dhe Pujol në mbrojtje; Shnajder, Iniesta dhe Ksavi në mesfushë, ndërsa treshja e sulmit përbëhet nga Lionel Mesi, David Vija dhe Kristiano Ronaldo. Goli më i bukur ndërkaq, u vlerësua ai i turkut Hamit Altintop në ndeshjen Kazakistan-Turqi. Ky ishte edicioni i parë i Topit të Artë të FIFA-s, trofeu më i rëndësishëm në karrierën personale të një futbollisti.

SHPËRNDAJE