Legjenda e Arsenalit: "Do të jetë vështirë pa Mustafin"Thierry Henry ka thënë se lëndimi i Mustafit ka gjasa të ndikojë keq në mbrojtjen e Arsenal

Ish-sulmuesi francez e vlerëson shumë shqiptarin dhe ka deklaruar se do të jetë e vështirë të mbulohet mbrojtja si duhet tani, transmeton Sportali.net.

“Mustafi ka sjell stabilitet. Koscielny po kërkonte një partner, dhe të gjithë e dimë se sa është e rëndësishme të luash me atë që mësohesh. Më besoni, nuk është aspak e lehtë të luani gjithë ato ndeshje në këtë periudhë festive, veçanërisht pa Mustafin”, ka thënë Henry.

Arsenali sot do të luajë kundër Evertonit në kuadër të Premier League, pa Mustafin në mbrojtje i cili pritet të mungojë rreth 3 javë.

SHPËRNDAJE