Yaya Toure me një deklaratë interesante pas dënimit për vozitje në gjendje të dehurMesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure ka konfirmuar se ai ka pranuar dënimin për vozitje nën ndikimin e alkoolit, duke potencuar se veprimi i tij ishte i paqëllimtë

33 vjeçari u dënua pasi u ndal nga policia, duke rezultuar pozitiv në testin për alkool në Dagenham të Londrës, transmeton Sportali.net.

Goal potencon se ish-yllit të Barcelonës i është ndaluar të vozisë për 18 muaj dhe është gjobitur me 54,000 funta.

“Në dy javët e fundit ka pasur konfuzitet rreth asaj se pse isha gjobitur për dehje duke vozitur, sepse dihet se unë jam Musliman dhe nuk pi,” tha Toure.

“Gjithmonë e kam refuzuar alkoolin. Të gjithë që më njohin më kanë parë duke e refuzuar shampanjën e lojtarit të ndeshjes për shkak të përkushtimit ndaj fesë që kam.

“Sidoqoftë, është e rëndësishme për mua të them se nuk kam konsumuar me qëllim alkool. ” /Sportali.net

SHPËRNDAJE