Barcelona planifikon të realizojë një përforcim të madh nga Real Madrid.

Isco mund të largohet nga Real Madrid duke iu bashkuar rivalit të madh, Barcelona.

“AS” raporton se mesfushori spanjoll mund të transferohet si futbollist i lirë në Camp Nou.

Isco ka kontratë me Real Madridin deri më 2018, përcjell “lajmi.net”. Por, ai nuk duket të jetë i interesuar për vazhdimin e saj.

Andaj, Barcelona dëshiron ta shfrytëzojë situatën duke e transferuar Iscon në Camp Nou.

SHPËRNDAJE