Futbollisti i klubit holandez Vitesse, Toni Domgjoni eshte futbollisti i radhes qe i bashkohet kombëtares së Kosovës.

Domgjoni ish futbollist i FC Zurichit dhe ekipit kombëtar U-21 të Zvicrës, ka vendosur të përfaqësoj vendin e tij të origjinës duke ndërrmarrë një hap të rëndësishëm për karrierën e tij dhe duke vendosur që koontributin e tij ta jap në ekipin kombētar të vendit të tij.
Dokumentacioni i Domgjonit nuk është i kompletuar akoma dhe ai mbetet në pritje tē lejes nga FIFA në mënyrë që të ketë të drejtë të paraqitet në ndeshjet e muajit tetor dhe për këtë gjë Federata e Futbollit të Kosovës është duke bërë maksimumin. Në këtë aspekt, FFK-ja deshiron të falenderoj edhe institucionet shtetërore, përkatësisht Presidencen dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme për ndihmën e dhënë në paisjën e Domgjonit me pasaportin e Kosovës.

Në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, Toni Domgjonit i uroj mirëseardhje në ekipin kombëtar dhe shpresoj qe shpejtë shembullin e tij ta ndjekin edhe shumë futbollistë kosovarë qe janë në Evropë.

Agim Ademi,
President!

SHPËRNDAJE