Drejtuesi i ndërmarrjes Kosovaro-Gjermano-Izraelite “SOWI Kosovo”, Ilir Grapci dhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë pritur sot në vizitë në fshatin Bajgorë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, vend ku është realizuar investimi prej 178 milionë euro në prodhimin e energjisë me erë. Ambasadori gjerman ka falënderuar kryetarin Bahtiri për mbështetjen e dhënë investitorit në realizimin e këtij projekti, me ç’rast i ka dhënë një dhuratë për Ditën e Bashkimit të Gjermanisë. “Faleminderit shumë për përkrahjen tuaj në implementimin e projekti”, i ka thënë ambasadori gjerman Rohde, kryetarit Agim Bahtiri.

Postimi i z. Bahtiri:

Në Bajgorë sot ishim bashkë me ambasadorin gjerman Joern Rohde dhe drejtuesin e ndërmarrjes Kosovaro-Gjermano-Izraelite “SOWI Kosovo”, Ilir Grapci. Ishim të mahnitur me punën e mrekullueshme që është bërë në zhvillimin e këtij projekti, cili është investim prej 178 milionë euro dhe tashmë ka filluar të gjenerojë energji elektrike.
Fjalët e investitorit dhe ambasadorit gjerman tregojnë më shumë se sa do të flisja unë. Jemi kudo dhe kurdo gati për t’iu shërbyer investitorëve. Vitet e ardhshme do të jenë një histori suksesi që do ta jetojmë bashkë, ashtu siç do të qeverisim së bashku!
AB

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=401865444637569&id=100044423496553

 

SHPËRNDAJE