Résultat de recherche d'images pour "bardhyl mahmuti"Kolonel Ahmet Krasniqi, u vra në mes të Tiranës, diku në zonën e ish-shtëpisë së Partisë, në 21 shtator të vitit 1998, pak para mesnate. Sivjet bëhen 18 vjet nga vdekja e tij, e familjarët kërkojnë përgjegjësit e atentatit. Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit është nën juridiksionin e Gjykatës Speciale.

Résultat de recherche d'images pour "bardhyl mahmuti"Mediat ne Kosovë kane shkruar e spekuluar rrethj kesaj vrasje makabre ketyre viteve te fundit. Madje ne keto shkrime jane permendur edhe emra, ne mesin e tyre edhe Bardhyl Mahmuti. Madje ne portalet kosovare eshte lexuar edhe kjo se “Bardhyl Mahmuti thërret ne Suedi për vrasje te Ahmet Krasniqit dhe pas dy orësh vritet koloneli ”

Mu për kete edhe radaksia e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ju eshte drejtuar te apostrofuarit z.Mahmutit se cfare thote rreth ketyre shkrimeve, por edhe cfare mendon për kolonel Ahmet Krasniqin. Do përkujtuar se ne opinionin shqiptar Mr. Bardhyl Mahmuti njihet si veprimtar i shquar i ceshtjes kombetare sidomos ne diaspore, po ashtu ai njihet si politikolog, intelektual dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së për Zvicër. Eshte analist dhe autor i disa botimeve. Se fundit ai ka botuar librin  “Mashtrimi i Madh”

Résultat de recherche d'images pour "Suedi vritet Ahmet Krasniqi""Se si e njeh Ahmet Krasniqin dhe si mund ta përshkruaj rolin e tij në luftën e Kosovës?
Bardhyl Mahmuti për agjencine e lajemeve “Presheva jonë” eshte përgjigjur se “Në qytezën Bex të Zvicrës, në mars të vitin 1998, Hilmi Nebihi i kishte vdekur nëna. Hilmi Nebihi ishte kuadër i shkolluar në Akademinë ushtarake jugosllave që kishte braktisur luftërat pushtuese të kësaj ushtri. Në pamjen që Hilmi Nebihi kishte hapur për këtë rast mortor takova Ahmet Krasniqin, kolonel i ushtrisë jugosllave që kishte braktisur luftën dhe ishte emëruar Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës. Në fjalën që mbajti me këtë rast, kolonel Krasniqi tha se tërësia e mjeteve financiare qëmblidhen nga bashkatdhetarët tanë do të investohen në luftën çlirimtare dhe se kuadri profesional ushtarak me origjinë shqiptare ka për obligim të rreshtohet përkrah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meqenëse kishte shumë të pranishëm e lamë që të takohemi të nesërmen dhe të bisedojmë më hollësisht.”

Bardhyl Mahmuti: Ma kolonel Krsaniqin jam takuar tri here

“Takimin e bëmë në banesën e Hilmi Nebihit dhe në prezencën e tij. Me atë rast të gjitha angazhimet e mësipërme të Ahmet Krasniqit u çitën në letër, të cilën e nënshkruam të dy ndërsa unë mora përsipër që letrën t’ia përcillja Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ahmet Krasniqi u shpreh shumë i kënaqur me takimin që patëm dhe shumë i interesuar që unë ta përcillja sa më parë letrën. Madje ai shprehu gatishmërinë që të m’i mbulonte shpenzimet e udhëtimit vetëm e vetëm që letra të shkonte sa më parë në vendin e duhur. Unë nuk kisha nevojë për mbulimin e shpenzimeve, sepse rroga ime më mundësonte një gjë të tillë. Letra u përcoll në vendin e duhur dhe kontakti i drejtpërdrejtë në mes Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Ministrit të Mbrojtjes së Qeverisë së Kosovës u vendos. Pas këtij rasti jemi takuar edhe dy herë. Herën e parë me kërkesë të tij që të më falënderonte për shpejtësinë dhe efikasitetin me të cilën ishte kryer puna dhe herën e dytë takimi u bë me kërkesën time. Takimi i dytë që u bë me kërkesën time lidhej me vërejtjet që kisha ndaj disa kuadrove të afërta me Ahmet Krasniqin, që bënin një fushatë negative kundër UÇK-së. Në këtë takim ishte edhe Hilmi Nebihi. Hilmi Nebihu u betua se ai personalisht nuk kishte folur asnjë fjalë të keqe, ndërsa për emrat tjerë Ahmet Krasniqi u angazhua që t’ua tregonte vendin. Nuk e shoh të udhës t’i përmend emrat e atyre që nuk kanë qenë prezent në atë takim dhe fjalët e rënda që tha Ahmet Krasniqi për ta. Edhe pa u bërë publike unë kam qenë në dijeni se Ahmet Krasniqi ka ndihmuar UÇK-në. Për detajet nuk kam qenë i interesuar, sepse unë jam marrë me dimensionin politik dhe diplomatik të luftës dhe asnjëherë nuk jam përzier në çështjet financiare. Njerëzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që kanë bashkëpunuar me të kanë folur disa herë publikisht dhe fjalët e tyre kanë qenë në superlativ për kontributin e Ahmet Krasniqit…” thot ne vazhdim Mahmuti.

Mahumuti: Jane shpifje nga “bashkëpunëtorë” të Ahmet Krasniqit që për interesa të ndryshme dëshirojnë të humbin gjurmët e krimit duke shpallur publikisht emra para se të ndodhë vrasja?!

Presheva Jonë : Ditëve të fundit disa portale kanë përmendur emrin se ju paskëshit paralajmëruar në një tubim në Suedi se “do të vritet Ahmet Krasniqi” Çka mund të thoni lidhur me këtë?

Résultat de recherche d'images pour "kolonel ahmet krasniqi"Bardhyl Mahmuti: Vetëm personat me të meta mendore mund të besojnë se njerëzit që përgatisin vrasjen e dikujt mund ta shpallin publikisht para se të ndodhë vrasja. Këto shpifje vijnë nga njerëzit që kanë “bashkëpunëtorë” të Ahmet Krasniqit dhe për interesa të ndryshme dëshirojnë të humbin gjurmët e implikimeve të tyre në vrasjen e tij.

Në një tubim me bashkatdhetarët në Suedi, në kohën kur Tahir Zemaj ishte tërhequr nga Kosova me një numër të madh ushtarësh, dikush përhapi lajmin se Major Tahir Zemaj ishte graduar në Kolonel. Situata në terren ishte tejet e rëndë. Gradimin e tillë e pash si vendim tendencioz dhe në këtë kontekst, në pyetjen e një të pranishmi në këtë tubim, thashë: “Nuk duhet të na habisin nëse ata persona që sot kanë gjetur kohë të gradojnë majorin në kolonel, nesër të gradojnë kolonelin Ahmet Krasniqin me gradën e gjeneralit”. Të shpresojmë se një ditë do të hidhet dritë mbi vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe kam bindjen e plotë se hienat që i rrinin pranë e kanë likuiduar kolonelin për të fshehur gjurmët e krimeve të tyre.”Image associée

SHPËRNDAJE