Normalisht gjitha historitë e botës shkruhen me dorë, ndërsa shqiptarët në Zvicër jana ta që e shkruajnë me kembë (të arta) kupton atë të fudbollit…

 

Bernë, 28 dhjetor/AIK-Presheva Jonë

Sot në Zvicër mbi 20 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova apo Maqedonia luajnë futboll në ekipe të ndryshme të futbollit nga ato kantonale deri tek kombëtarja me këmbët  e tyre të ata vetëm gjatë ketij viti që po e përcjellim, kanë shënuar mbi 100  gola në favor të Zvicrës. Këta të rinjë që në stadium flasin frengjisht/gjermanisht ndërsa në shtëpi – shqip,  luajnë në kampionatin helvetik, njëkohësisht janë edhe  kandidat potencialë për nacionalen zvicerane, njofton agjencia informative “Presheva Jonë”

 

NËNO MOS KE FRIKË, SE KE FUTBOLISTËT SHQIPARË NË ZVICËR E AMERIKË…

Sikur në Amerikë dhe mbarë Evropën  po ashtu edhe në Zvicër të ri jtë shiptarë jo vetëm se njihen si futbollist të mirë, pro janë edhe shmbull për ekipet dhe shtet tjera se si dueht luajtur futbolli si për nga profesionalizmi po ashtue dhe për nga taktikat. në stadium përballë kundërshtarit.  Me futbollsitët me origjinë shqiptare, aq sa janë krenarë ekipet tutbollistike helevetike dhe vetë zviceranët, po aq krenarë, bile me shumë, janë edhe familjarët dhe komuniteti shqiparë në Zvicër me futbollistët me origjinë nga Kosova e Shqipëria që sot me krenari bartin dresat dhe flamurin zvicerane në ekipet dhe ndeshjet me “armiqtë” e tyre. Kjo dëshmon edhe fakti se sa harë ata zhvillojne ndeshtje në Zvicër me ekipe të vende të huaja , pralel  me flamurin zvicerna valon edhe flamuri shqiparë. Ndër emrat më të njohur sot në Zvicër nga radhët e futbollistëve shiptarë janë Shaqiri, Xhaka, Berami, Rama, Bersiha etj…futbollist keta të cilët kanë zbardhur fëtyrën e  kombit tonë, por njëkohësisht edheekipeve dhe vendit për të cilin luajnë, ku shpeshherë krahas flamurit zvceran këta yje fotbolli nuk e harrojnë flamurit shiptarë, që shpesh medoat zvcerane kanë shkruar s ektëta djelmosha kan ndryshuar dhe avancuar futbollin zvceranë.

 

Në kategorinë e parë radhitet Shkëlzen Gashi, 23 vjeç (mesfushor-AR) i cili ka luajtur disa ndeshje me Kombëtaren U-21 të Zvicrës.Pritet të thirret në Kombëtaren. Pastaj vinë “ujqit”  emëdhnjë të futbollit zvcerane si:

Xherdan Shaqiri, 20 vjeç, (mesfushor sulmues-BS)  për moemntinështë yll i futbollit zvceran dhe i thirrur edhe në Kombëtaren e Zvicrës. Blerim XHEMAILI (mesfushori-sot në Napoli), Valon Berami (futbollist i njohur ne Zvicër sikur edhe Johan Berisha njëri ndër golëshnuesit më të mirë në vitet 95-98. Granit Xhaka 19 vjeç (mesfushor- BS) edhe ky ka luajtur te Kombëtarja A e Zvicrës. Taulant Xhaka, 21 vjeç (mbrojtës-BS)l, ka luajtur potujase me të gjitha ekipet e Zvicrës, dhe ende nuk është thirrur nga Kombëtarja. Milaim Rama, 35 vjeç, një veteran, luan te Tuni. Ka luajtur me ekipin kombëtar të Zvicrës.

 

 

Po kush janë djelmoshat që po shkrujanë me këmbët e tyre të arta historinë e futbollit  zviceranë ?

Arlind Ajeti, 18 vjeç, qendërmbrojtës, luan te Bazel. Ka luajtur me ekipet e moshave të Zvicrës, U-17 dhe U-19. Burim Kukeli, 27 vjeç, luan te Luzern, skuadra e Jahmir Hykës. Është mesfushor. Një kandidat i mundshëm Florian Berisha, 21 vjeç, mesfushor, luan te Sioni, ka luajtur me U-17 të Zvicrës. Admir Mehmeti, 20 vjeç, sulmues, luan te Zyrihu. Shans i humbur për Kombëtaren shqiptare, pasi ka luajtur disa ndeshje me ekipin e parë të Zvicrës, ndërsa me ekipet e moshave ka arritur edhe të shpallet nënkampion me U-21 të Zvicrës.

Armir Abrashi, 21 vjeç, mesfushor shkatërrues i Grasshopers. Ka luajtur disa ndeshje me ekipin U-21 të Zvicrës. Ende s’e ka marrë ftesën nga ekipi i parë. Orhan Mustafi, 21 vjeç, sulmues, luan edhe ky te Grasshopers, madje ka luajtur në Gjermani tek Arminia Biefeld. Mërgim Brahimi, 19 vjeç, mesfushor, luan tek Grasshopers. Është pjesë e ekipit U-21 të Shqipërisë. Vullnet Basha, 21 vjeç, mesfushor, luan te Nojshatel Ksamaks. Ka luajtur vetëm me ekipet e moshave të Zvicrës.

NË KATEGORINË II – Agonit Sallaj, 19 vjeç, mbrojtës. Është huazuar nga Nojshatel te Biel-Bienne. Ka luajtur një ndeshje me Kombëtaren shqiptare. Labinot e Kasteriot Sheholli, luajnë te Biel-Biene. Janë nga 21 vjeç Armando Sadiku, 20 vjeç, sulmues, luan te Lokarno. Aktualisht është pjesë e skuadrës U-21 shqiptare. Kristian Nushi, ish-lojtar i Kombëtares shqiptare (29- vjeç-St.Galen) aktualisht në kategorinë e dytë zvicerane. Sehar Fejzullahi, 26 vjeç (mesfushor -VD) ky i fundit ka luajtur një ndeshje me U-21 të Zvicrës. Për fund do të ishte me mjaft interes të theksojmë se shumë lojtarë të tjerë me origjinë shqiptare (nga Kosova e Shqipëria) luajnë me ekipet e kategorive të ulëta në Zvicër, madje edhe në ekipet zinxhirë të skuadrave elitare helvetike.

SHPËRNDAJE