Preshevë, 10 mars  -Shqiperim Arifi nga sot nuk eshte më kryetar i Presheves. Në asamblenë e sotme komunale në Preshevë 22 këshilltarë votuan për shkarkimin e Arifit, njfotn agjencia  e lajmeve “Presheva jonë”

 

Historike, nga sot një grua e drejton Preshevën. Shkon Shqiprim Arifi, vjen Ardita Sinani kryetare e komunës

Ne qarshinë e Presheves tash kane po vazhdon loja me fjalë sikur  “dha dorehqeje” (APN) apo e “shkarkuam” (PVD)

De fakto, prishja  e koalicionit kishte ndodhur para nje jave, siq kishte raportuar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.  Për ta zyrtarizuar kete, de jure,  kryetarja e kuvendit të komunës së Preshevës sot kishte paraparë të konvokoj nje seancë të Kuvendit të Komunës së Preshevës duke filluar nga ora 14:00.

 

Siqodofte a mirë  a keq mbetet që të shifet diteve te ardhshme. Por nje gje ketu do theksuar, se ardhja e Ardita Sinanit ne krye te komunës eshte nje freski ne politiken preshevae. Madje jo vetëm freskit, por edhe historike, që një grua e drejton komunën qe ka shume pak gra, thuajs fare ne Serbi te kenë ket besim dhe privilegj, shkruan agjencia  e lajmeve “Presheva Jonë” .

 

Kush është kryetarja e re e Preshevës Ardita Sinani ?
Ardita Sinani, e lindur 15.11.1980 në Preshevë, shkollën fillore e të mesme i përfundoj në vendlindje, Fakultetin ekonomik- dega Menaxhment dhe informatike ka përfunduar në vitin 2003 në Prishtinë.

Ne fillim 2003-2004 ka shërbyer si profesoreshë në gjimnazin në komunën e Bujanocit, pastaj prej 2004 e deri në revokimin e Kryetari Riza Halimit ka qenë pjesë e kabinetit të tij. Në vitin 2006-07 ka shërbyer arsimit, në gjimnazin “Skënderbeu” si profesoreshe e informatikës deri me tani.

Partia për Veprim Demokratik ka mbajtur sot në Preshevë zgjedhjet brenda partiake ku kanë zgjedhur kryetarin e degës së Preshevës.

Me 101 delegat vote të PVD-së, gjithsejt votuan 89 delegatë, një votë ishte e pavlefshme ndërsa munguan 12.

Ardita Sinani ka marrë 49 vota, apo 55.06% duke u zgjedhur kryetare e degës së Preshevës, Sabri Mehmeti mori 6 vota apo 6.74% dhe u zgjedh sekretar i degës, ndërsa Xhelal Mehmeti mori 33 vota apo 37.08% duke u zgjedhur si nënkryetar i degës.

Kurse nga sot Ardita Sinani emërohet kryetar e Komune se Preshevës.

Dega e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë ka zgjedhur kryesinë e re Ardita Sinani kryetare, Xhelal Memeti nënkryetar dhe Sabri Mehmeti sekretar.

Gjatë mbledhjes së sotme të PVD-së në Preshevë morrën pjesë 89 delegatë nga 101 sa janë gjithsejt.

Sipas rezultateve të zgjedhjeve brenda kësaj partie tre të nominuarit për kryetar Ardita Sinani ka marrë 49 vota, Xhelal Mehmeti 33 dhe Sabri Mehmeti morri 6 vota.

Kryetarja e posazgjedhur e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është femra e parë shqiptare e zgjedhur në postet udhëheqëse të partisë në Luginen e Preshevës. Është e vetmja femër shqiptare që morën pjesë në zgjedhjet parlamentare në Serbi në vitin 2016. Ajo është e martuar dhe ka dy fëmijë. Ka bashkepunim te mire me Prishtinën.

 

 

SHPËRNDAJE